![]() |
| Ralph Crane |
Rosalinda u ngrit lehtë në gjunj, pastaj me ndihmën e
mikeshave u cua në këmbë duke u dridhur dhe ia nguli të bijës shikimi si turjelë.
-
Prej më se katër brezash të gjitha gratë e familjes tonë
kanë qënë kurtizane. Gjyshja jote u ka fituar zemrën dy dukëve të ndryshëm të
Brentick, halla e babait tënd Theodora, që të ka lënë trashëgimi një shumë të
mire, ka vdekur shtatëdhjetë vjece me meritën që ka pasur dashnor dukën e mbretëris. Dhe ti, ti je frut I një
pasioni të madhë dhe je e destinuar për dashuri. Ti je lindur për të ndezur
zjarrin në shpirtin e një burri, per të qënë , dëshira e tij dhe jo detyra. Sa të
tmerrshme janë për burrin detyrat familjare moj bijë. Ato janë vrasja e
personalitetit të tij, e egos së tij, e potencës së tij seksuale. Lëri c’përallisin
të fantaksurit në librat e tyre. Shumë nga ata filozofë kanë bërë jetë qenësh
sa kanë qënë gjallë. Nga jeta e Leon Tolstoit do të mësosh ti? Nga Dostojevski?
Nga Nice? Apo nga superkurvari Pushkin? I kemi lexuar ata libra, po kemi
lexuar më shumë librin e jetës, që ti nuk e njeh fare.
Vajza u hodh në këmbë dhe, duke
shtrënguar me dorën delikate shpinoren e karriges, thirri:
-
Po nëse unë nuk dua të
bëhem dashuria e madhe e askujt.
Rozalinda u drodh dhe lëshoi një
britmë pas shamisë që e mbante shuk para gojës, por kjo s’bëri gjë tjetër vec
se e forcoi vendosmërin e vajzës.
-
Dhe më mirë preferoj të pi caj në orën pesë dhe të
shkon në teatër, se sa që të ha fileto kau e të pi shampanjë në mesnatë. Më shumë
preferoj një shtëpi të mbushur me fëmijë se sa bileta vizitash të shkruara nga
një filan zonjë e zotëri.
-
Jo Gabriela jo, - Bëritit Geneviee. – Ti po e vret nënën tënde duke vazhduar të përralisësh
ide romantike.
- Dëgjoni
c’del nga kjo gojë., - Thirri e tmerruar Klementina, - Shkolla e ka fajin. Ah,
këto shkollat e tashme, shkolla të shthurjes, shkolla të shkatërrimit të rinisë!
- Është
natyra ime e pandjeshme dhe moderne, mendoj, - u mbrojte vajza, - shikoj se nuk
jam gatuar për të bërë dashuri, superseks, për të kënaqur epshet shtazarake të
kontëve, të lordëve, të dukëve, të senatorëve, të monopolistëve financier, të
.. Pra duket se nuk do të jem dashuria e madhe as siç thonë ca erotiste divë
perëndie.
- Mjaftë!
- Bubulloi Rosalinda – të kthehesh menjëherë në dhomën tënde! – Ku kam gabuar –
pyeti. – Pas gjithë atyre që kam bërë për të, ajo ma shpërblen… duke më kërkuar
burrë! Por përse e rrita unë kështu si kukull të bukur? Për ta martuar me një
burrë? Për ta bërë pjellëse fëmijësh si një dosë? Kam pritur aq shumë. Por tani
po bëj vetëm llogari. – I gjithë faji është I asaj shkolle të mallkuar.
Martesa! Qoftë malkuar kush e shpiku! Sa mirë ishte bota në kohën e matriarkatit,
sic thonë filozofët tonë. Atëherë s’kishte detyrime familjare, atëherë dashuria
nuk ishte pengesë në rrugën e saj, atëherë kishte vetëm dashuri dhe dashnore,
nuk kishte martesa dhe gra. Tfu. Martesa Martesa – Bëri një ngërdheshje sikur
fjala martesë t’i kishte lënë një shije të keqe në gojë. – Atje ka dëgjuar ajo
për martesë dhe për jetë skallëveruese famljare me një burrë e fëmijë! Mendoni
c’do të ishim ne tani në këtë moshë, po të ishim gra. Të mbaruara do të ishim
nga dhuna e burrave dhe fëmijëve. Kurse tani konkurojmë me gratë e reja, ngashënjejmë
alamet kontësh e bosësh të pasur.Oh vajza ime budallaqe.
Betina Krahn


No comments:
Post a Comment