Sa virtuale kam qenë sot!
Nga nuk kam naviguar, çfarë nuk kam lexuar dhe kë nuk kam spiunuar. :D
Po kush ishte e forta e ditës?
Ngjarja që më ka dhënë të paktën një javë jetë nga të qeshurat?
Një djalë këtu në Facebook, që e kam shumë xhan, por që është pak i çmendur, kishte bërë “In a Relationship” me një vajzë që në Facebook quhej “Mistrecja”.
Ajo i bënte tag nëpër foto dhe, me thënë të drejtën, vajzë yll. Po mua s’më dukej shumë shqiptare.
Si vajzë e mirë që jam, thashë t’i bëj një lojë, se nuk kisha me çfarë të kaloja kohën.
I shkruaj:
— O T****, ta gjej unë emrin e vërtetë të të dashurës tënde?
— Uaa, pse e njeh?
— Jo, nuk e njoh, po ka një profil tjetër me emrin Fitnete Pagarusha.
(Mos më pyesni pse më erdhi në mendje Fitnete Pagarusha. As sot nuk e di.)
— E di mi lal, e di! E kam parë. Po ia kanë vjedhur fotot, dreqi e mori!
Në atë moment po qeshja me lot.
— Uaa, më vjen keq — i them me seriozitetin më të madh.
— Po hë — më thotë ai.
Dhe pastaj më shkruan mesazhin që më mbylli ditën:
— A është ndonjë çikë e paraqitshme?
Që nga ai moment vendosa të mos ia kthej më mesazhin.
Sepse ka raste kur e vërteta është shumë më qesharake se çdo shaka që mund të shpikësh vetë.


No comments:
Post a Comment