Sot do shkruaj me “ë” kam mëse një vit që e kam instaluar në
tastier dhe asnjëherë nuk e kam përdorur!!
Po lexoja një poezi për verën, të Gianni
Rodarit!
“Po
nga do na vijë kjo verë, cfarë lule jargavanësh do ringjalli, kur këto pemë as nuk
ekzistojnë më mes nesh!!
Po dhe miqtë ç'po më gëzohen! Lulet çelin, fillojnë edhe vishen më lehtë, trupi merr
ngjyrë të bukur, marrin pushimet verore dhe shkojnë në plazh etj etj ..
Mua më pëlqen më shumë vjeshta! Të shijojnë ditët në këtë stinë apo jo?! Ku ka më mirë se të meditosh në një peisazh vjeshte! (meqë ra fjala, në një nga këto dite do ju tregoj për udhetimet e mia kohët e fundit mes tokave të "safarit", i lexova një herë në një revistë që ishin vëndet më interesante për tu vizituar dhe vendosa të nisem menjëherë)
Gjithsesi doja vetëm t'ju thoja që sot kam nxjerr nga dollapi të gjitha veshtjet e lehta dhe duhet patjetër të blej të reja!! Jo se më janë vjetërsuar kush po pyet për këtë, por sepse nuk më bëjnë më! Po po, kuptohet pse-ja, jam zgjatur shumë !!

PS: Po shikoja një pikturë të Van
Goghut, “Peshkimi në pranverë” edhe pse duket sikur ka shumë ngjyra, ai që është ulur në varkë nuk ka ndonje atmospherë
të gëzueshme! Kështu më duket mua, se une s’mar vesh nga pikturat fare!
Kam lexuar edhe një poezi ku vjeshtën e percaktonin si stinën e të zemëruarëve, të tradhëtuarëve, të mjerëve! Cfare absurditeti apo jo?
Kam lexuar edhe një poezi ku vjeshtën e percaktonin si stinën e të zemëruarëve, të tradhëtuarëve, të mjerëve! Cfare absurditeti apo jo?

No comments:
Post a Comment