Powered By Blogger

Sunday, September 23, 2012

A duhet vertet te me interesoj, ne eshte apo jo Kristi Pinderi dhe Altin Hazizaj homoseksual??!


Ne e dime si funksionon ne Shqiperi, te gjithe drejtuesit jane koqe kanari, asnje nuk di ta drejtoj kete vend dhe ne te shkretet, popullit qe i ka rene te mos drejtoj, perulet ndaj tyre! Por kjo eshte nje gje tjeter edhe une me turmen tashme e kam pranuar kete, u mesova!
Ok se tani duhet ta bej  bukur lidhjen se ku e kam fjalen, po s’po di si te kaloj keshtu qe po shkoj direkt ne teme.
Habitem tej mase me drejtuesit e nje shoqate per te drejtat e homoseksualeve, Kristi Pinderi dhe Altin Hazizaj.Neper emisione televizive ne mbrojtje te ketij komuniteti, kur shprehen thone ATA dhe asnjehere NE. Audiences i ngelet te imagjinoj a jane keto 2 individe homoseksuale apo jo, edhe pse ato deklarojne qe nuk jane.
Po te mos ishin drejtuesit , te cilet per mendimin tim duhet te ishin si “pastor”, udherrefyes, barinj per anetaret e asaj shoqate, pervec kuriozitetit, s’do kisha asnje arsye pse te kerkoja ta dija  se ke dashurojne keto te dy, por ja qe ndryshon nje cik puna.
Kam folur para disa ditesh me nje mikun tim, ish- anetar te kesaj shoqate. Per kuriozitet e pyeta: “mor po ky Kristi Pinderi a eshte gay? Po ky Altin Hazizaj eshte se gjithmon shprehen qe nuk jane, dhe kur nuk jane te tille, si ka mundesi qe jane drejtues”?? – “ Irma te githe anetaret e asaj shoqate e dine shume mire qe ato te dy jane gay”!
            Po po fiks keshtu me tha: Normal qe u habita, cfare thoni ju! Ato “luftojne” per te drejtat e homoseksualeve qe e kane pranuar tashme qe jane te tille dhe si pasoje po heqin te zite e ullirit! Ndersa ti qe po “lufton” ti s’ke aq kellqe sa ta pranosh!
            Atehere me thoni, si eshte e ardhmja e atyre te shkreteve te cilet me shume se 90 % vuajne nga depresioni! Cfare shembulli dhe inkurajimi jep ti?!
            Si  ke arritur te drejtosh nje organizate te tille??!! Si ju anetar e pranoni kete, eshte pa llogjik. Tani une e di qe kam shume miq te perbashket me ata, por ky eshte blogu im nuk eshte as gazete as ndonje mjet mediatik, dhe ne blogun tim une shkruaj cfare te dua dhe si ta dua :D
            Po me vjen ne mendje Martin luther King, cfare do ndodhte nqs ai do ishte i bardhe, kush do inkurajohej nga ai?! Bah s’besoj se do kishte influencen qe pati dhe s’besoj se do luftonte me te njejten force kauzen qe ne te vertet, nuk do ishte ne menyre te drejtperdrejt e tija!

S’di c’te them … ama e kuptoj mire qe pervec te tjerave, prapanica e Kristi Pinderit dhe Altin Hazizaj eshte shume e zgjuar… 


Sunday, August 26, 2012

Intervistë me George Steiner

E vodha ne nje blog qe kam gjithe javen qe e lexoj! Ky shkrimtar me ka bere te lexoj edhe mbi temat qe as nuk me kane interesuar ndonjehere! Ka perkthyer dhe shkruajtur mbi cdo gje qe mua me duket interesante! Per me shume eshte shqiptar, nuk ka vdekur (nuk mendoja kurre qe nje shkrimtar  shqiptar i gjall do me interesante kaq shume) dhe e kemi ditelindjen ne te njejten date (shoqja ime Sevi do thoshte -  oh, po eshte peshqit prandaj eshte kaq i mire )! Per shkak se nga faqja e tij nuk dija si ta ndaja me ju(ishte ne nje gjuhe qe une nuk ja thek fare) i bera nje ripostim tek blogu im pa ndryshuar asgje, edhe per mos e humbur si interviste per me shume! Mos e lini pa lexuar intervisten e George Seiner perkthyer nga ai.

Europa po jeton një krizë të thellë. Sipas mendimit tuaj, a është i mundur shkatërrimi i saj? Në gjendjen e saj akutale, është i mundur. Por, në një mënyrë apo një tjetër, do t’ia dalim mbanë. Ironia, është që Gjermania do të dominojë përsëri. Le të prapsemi pak. Mes muajit gusht 1914 dhe muajit maj 1945, Europa, nga Madridi në Moskë, nga Kopenhaga në Palermë, ka humbur 80 million qënien njerzore në luftrat, internimet, kampet e vdekjes, zitë e bukës, bombardimet. Mrekullia, ajo ka mbijetuar. Por ringjallja e saj nuk ka qenë veçse e pjesshëme. Europa kalon sot një krizë dramatike ; ajo është duke sakrifikuar një brez, brezin e ri, i cili nuk beson në të ardhmen. Kur isha i ri kishte lloj-lloj shpresash : komunizmi, e çfarë shprese ! Fashizmi, që është gjithashtu një shpresë, por që nuk duhet të gabohesh. Egzistonte, po ashtu, për çifutët, sionozmi. E plot, e plot… Të gjitha këto nuk i kemi më. Gjatë rinisë, po nuk u mbajte nga një shpresë, qoftë dhe e rremë, çfarë mbetet ? Asgjë. Ëndrra e madhe mesianike socialiste përfundojë ke gulagu dhe François Hollande – e marr emrin e tij si simbol, nuk kritikoj personin e tij. Fashizmi u zhyt në tmerr. Shteti izraelit, domosdoshmërisht që duhet të mbijetojë, por nacionalizmi i tij është një tragjedi, thellësisht e kundërt me mençurinë çifute, që është kosmopolite. Unë vetë dua që të jem një endacak. Jetoj sipas devizës të Baal Shem Tov, rabin i madh i shekullit të XVIII–të : « E vërteta është gjithmonë në ekzil. »
Po mondializimi a e favorizon këtë endje ?
Nuk ka patur asnjëherë një mbyllje të tillë gjeografike. Kur linim Anglinë, mund të shkonim në Australi, në Indi, në Kanada ; sot nuk ka më të drejtë pune. Planeti po mbyllet. Çdo natë qindra vetë përpiqen që të kapin Europën që nga Magrebi. Planeti është në lëvizje, po drejt çfarë gjëje ? I tmerrshëm është sot fati i emigrantëve. Më nderuan në Gjermani me një fjalim që mbajta përpara qeverisë. E mbylla me këto fjalë : «  Zonja e Zotërinj, tani të gjitha yjet po bëhen të verdhë. »
Me gjithë këto, a ndjeheni ju europian ?
Europa mbetet vendi i masakrës, i pakuptushmërisë, po gjithashtu i kulturave që dua. I kam borxh gjithshka dhe dua të jem aty ku janë të vdekurit e mi. Dua të qëndroj jo larg Shoah-s, atje ku mund të flas katër gjuhët e mia. Kjo është qetësia ime madhe, lumturia ime, kënaqësia ime. E kam mësuar italishten pas anglishtes, frengjishtes e gjermanishtes, tri gjuhët e fëmijërisë. Nëna ime fillonte një frazë në një gjuhë dhe e përfundonte në një tjetër, pa e kuptuar. Nuk kam patur gjuhë amtare, por, ndryshe nga mendimet e pranuara prej të gjithëve, kjo është mjaft e zakonshme. Në Suedi kemi filandishten dhe suedishten ; në Malezi, fliten tri gjuhë. Ideja e gjuhës amtare është një ide tepër nacionaliste e romantike. Njohja e disa gjuhëve më ka lejuar që të jap mësim, të shkruaj Après Babel : une poétique du dire et de la traduction dhe të ndjehem gjithkund si në shtëpinë time. Çdo gjuhë është një dritare e hapur mbi botën. Pemët kanë rrënjë ; ndërsa unë, unë kam këmbë, dhe ky është një progres i jashtzakonshëm, më besoni !
Në librin tuaj të fundit Poesia e mendimit,  ju tregoni që Sartri donte që të ishte Stendal dhe Spinoza. A të çon stili tek mendimi ?
Po, e gjithë filozofia është një akt i gjuhës. Ritmi, fjalori, sintaksa, gjithshka që na drejton drejt poezisë, e që e gjejmë po ashtu në teksin filozofik, sado abstrakt qoftë ai. « Çdo mendim fillon nga një poezi », shkruante Alain në lidhje me Valerinë. Mendimtarët e mëdhenj janë shpesh herë shkrimtarë  supremë, ashtu si Niçe apo Kierkegard.
Bergsoni, një nga mjeshtrat e gjuhës franceze, ka marrë çmimin Nobel në letërsi. Platoni meriton që të krahasohet me Shekspirin përsa i përket krijimit të personazheve e gjesteve dramatike. Por marrëdhënia mes mendimit dhe shkrimit mund të shfaqet konfliktuale. Disa filozofë shkruajnë keq, mbysin shkrimtarin që gjendet në vetën e tyre, si Hegel, mbreti i anti-stilit. Këtë traditë dyfishe, të gjenisë lirike tek një Platon dhe të pedagogjisë së rreptë, të sistemit, tek një Aristotel, e gjejmë që në fillim.
Letërsia dhe filozofia a janë akoma bashkëfajtore sot ?
Të dyja format më duken të rrezikuara. Letërsia ka zgjedhur fushën e lidhjeve të vogla personale. Ajo nuk di të trajtojë më temat e mëdha metafizike. S’ka më Balzak, Zola. Asnjë fushë nuk i shpëtonte këtyre gjenive të komedisë njerzore. Prusti gjithashtu ka krijuar një botë të pashterrshme, dhe Ulysse i Xhoisit është akoma shumë pranë Homerit… Xhojsi, është  pikëkalimi mes dy botëve, i asaj klasike dhe i asaj të kaosit. Dikur, filozofia gjithashtu mund të thuhej universale. E gjithë bota ishte e hapur përpara mendimit të një Spinoze.
Sot, një pjesë e madhe e universit na është mbyllur. Bota jonë tkurret. Shkencat na janë bëre të pakapshme. Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, biologjisë ? Kush mund t’ia shpjegojë ato profanit ? Dijet nuk komunikojnë më ; shkrimtarët dhe filozofët janë të pazotët për të na e bërë të kuptushme shkencën. E megjithatë shkenca shkëlqen nga imagjinata e saj. Si mund të pretendosh që të flasësh për koshiencë njerzore duke lënë mënjanë atë ç’ka është më kurajozja, më përfytyruesja ? Shqetësohem kur mundohem të kuptoj se çdo të thotë «  të jesh i ditur » sot – « to be literate », shprehja është më e fortë në anglisht. A mund të jemi të ditur pa kuptuar një ekuacion jo linear ? Kultura po rrezikon të bëhet provinciale. Ndoshta do të na duhet që ta rimendojmë të gjithë konceptin që kemi për kulturën.
Dua që t’ju tregoj një rast që më ka emocionuar pamasë : një mbrëmje, një nga kolegët e mi të Kembrixhit, çmim Nobel, një burrë i këndshëm, me të cilin po haja darkë, më kërkojë që ta ndihmoja mbi një tekst të Lakanit nga i cili nuk kuptonte asgjë. Modestia e një shkencëtari të madh krahasuar me fodullikun, ku nuk ka ku të shkoj, të mjeshtërve bizantinë të errësirës…
Ju mbroni kulturën klasike të njeriut të kulturuar, dhe në të njejtën kohë insistoni në brishtësinë e saj. Përse ?
Sepse kultura e lartë ka falimentuar përballë barbarisë. Të mos harrojmë që  të dy luftrat botërore ishin luftra civile europiane. Gjermania, vendi i Hegelit, Fishtes dhe Shelingut, matricë e mendimit filozofik, ka njohur më  të keqen e barbarisë. Humanizmat nuk na kanë mbrojtur ; përkundrazi, shpesh ato kanë qene aleatë të antihumanizmit. Bukenvaldi nuk ndodhet veçse disa kilometra larg nga Weimari. Si ka mundësi që disa njerëz të luajnë Bah e Shubert në shtëpinë e tyre në mbrëmje dhe të nesërmen në mëngjes të torturojnë nëpër kampe ?
Për çfarë shërben kultura atëhere, nëqoftëse ajo nuk na bën më njerzorë ?
Ajo e bën të durueshme egzistencën. Nuk është e lehtë që të jesh i vdekshëm, jo, nuk është aspak e lehtë. Të gjithë jemi të përballur me kancerin, stresin, frikën ; çdo ditë mund të mbajë një lamtumirë, dhe s’ka gjë më të ankthshme. Do t’ju tregoj diçka me të vërtetë foshnjore : gruaja dhe unë humbëm qenin tonë Ben. Ishte e tmerrshme për ne, aq shumë kjo kafshë ka qenë në qendër të jetës sonë !
Nuk mund të kaloj një ditë pa muzikë, pa bukuri, pa poezi. Kjo është siguria ime, mbijetesa ime. Shoqëria e mjeshtërve të mëdhenj më jep një ndjenjë të pafund krenarie e mirënjohje. Dua që t’i them faleminderit. Duke i mësuar përmendsh. Atë që mësojmë përmendsh askush nuk mund të na e heqë. As çensura, as policia politike, as kitsch-i që na rrethon. Të mësuarit përmendsh bën që të futesh në vetë veprën : « Ti do të jetosh në veten time e unë do të jetoj me ty. »
Tekset ecin në krah me ne; të shëtisësh me një poezi të Bodlerit do të thotë që të jesh i mirëshoqëruar.
Sipas jush, teknologjitë e reja e rrezikojnë « qetësinë » dhe « intimitetin » që duhet për kontaktin me veprat e mëdha…
Po, cilësia e qetësisë është organikisht e lidhur me atë të gjuhës. Ju dhe unë jemi të ulur këtu, në këtë shtëpi të rrethuar nga një kopësht, ku nuk ka tjetër zhurmë përveç bisedës sonë. Këtu, mund të punoj, të përpiqem që të mendoj. Qetësia është bërë një lluks i madh. Njerzit jetojnë në një zallamahi. Nuk ka më mbrëmje në qytete. Të rinjtë kanë frikë nga qetësia. Çdo të bëhet me leximin serioz e të vështirë ? Të lexosh një faqe nga Platoni me walkman në vesh ? Kjo më tremb shumë.
Teknologjitë e reja transformojnë dialogun me librin. Ato shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë. Shpirti është i « kablluar ». Sot nuk lexohet si dikur. Fenomeni Harry Potter shfaqet si një përjashtim. Të gjithë fëmijët e globit, fëmijë eskimezë, fëmijë zulu, lexojnë e rilexojnë këtë sagë ultra angleze të pajisur me një fjalor të pasur dhe me një sintaksë të sofistikuar. Kjo është e hatashme ! Libri është një mbrojtës i madh i jetës private. Në frengjisht nuk ka fjalë për të thënë fjalën « privacy ».  « Intimitet » e përkthen keq atë. Anglia është akoma një vend i « privacy ». Kjo mund të ketë dhe anët e saj absurde : mund të jemi fqinjë për pesëdhjetë vjet e të mos shkëmbejmë një fjalë. Ky kult i « private life » ka një vlerë të madhe politike : është një aftësi e rezistencës.
Ju përmendët Harry Potter. Duke u kthyer tek Poesia dhe mendimi, ju guxoni që të bëni një lidhje mes dialektikës së Hegelit, mohimi të mohimit, dhe shprehjes « rien de rien » të Edith Piafit. Përse kultura popullore nuk ju ka interesuar aq shumë ?
I kam rënë së mirës me këmbë. Sidomos me kinemanë. Po të mundja që të rifilloja jetën, do të mundohesha që të kuptoja përse, mes forcave krijuese të fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit XX, ndoshta filmi do të  duhej që të kalonte në vend të parë. Shekspiri, sot do të kishte shkruar skenare. Kam gabuar, aq shumë kam qenë fëmi i gjuhës greke dhe latine dhe i një babai ultra konservator klasik. Nuk mund të jemi përherë të përditësuar.  Me muzikën, po : dëgjoj kompozitorë që vijnë pas Bulezit dhe që më pasionojnë. Me artin konceptual, jo, nuk arrij që ta ndjek : shkoj në Beaubourg, më tregojnë një grumbull me tulla duke më thënë që kjo është një vepër e rëndësishme, nuk e di çfarë të them ; atëhere kuptoj Bakonin kur citon Velaskezin, Grekon e Gojën. Është më mirë që të jesh i ndershëm me gabimet e tua se sa të mashtrosh.
Po ju, a e konsideroni veten si  një krijues ?
Jo, nuk duhen ngatërruar funksionet. Edhe vetë kritiku, komentuesi, eksigjenti më i talentuar është disa vite-dritë larg nga autori. Pushkini thoshte : « Faleminderit përkthyes, faleminderit botues, faleminderit kritik, ju keni shkrimet e mia, por jam unë që i shkruaj ato. » Unë gjithashtu, mbaj letrat. Ky është një privilegj i madh, por kjo nuk ka të bëjë fare me mrekullinë e një vargu i cili do të recitohet gjithmonë. I kuptojmë keq burimet intime të krijimit. Ja një shembull, jemi në Bern para shumë vitesh… Fëmijët nisen për piknik me mësuesen e tyre e cila i vendos ata përpara një viadukti. Ata vizatojnë, mësuesja shikon mbrapa shpatullës së një fëmije ; ai i ka shtuar çizme kollonave ! Që prej asaj ditë të gjithë viaduktët janë në ecje. Ky fëmijë quhej Paul Klee. Krijimi ndryshon gjithshka që vëzhgojmë, disa viza i mjaftojnë një krijuesi për të na bërë që të shikojmë atë që ishte tashmë aty. Çfarë misteri çliron krijimi ? Kam shkruar librin Gramatika e krijimit, për ta kuptuar atë. Dhe tani në fund të jetës, akoma nuk e kuptoj.
Mos vetë të kuptuarit na largon nga arti ?
Nga njëra anë jam i lumtur që nuk e kuptoj. Imagjinoni një botë ku neurokimia të na shpjegonte Mozartin… 
Po kjo është e mundur, dhe më tremb. Makineritë janë tashmë interaktive me trurin : kompjuteri dhe qënia njerzore punojnë bashkë. Ndoshta një ditë mund të ndodhë që historianët të kuptojnë se ngjarja më e rëndësishme në shekullin e XX, nuk ishte lufta, as krach-i financiar, por ajo natë ku Kasparov, lojtari i shahut, humbi kundër një kutie të vogël prej metali. Dhe shkruajti «  Makineria nuk ka njehësuar, por ka menduar. » Kur e pashë këtë, kërkova mendimin e kolegëve të mi në Kembrixh që janë mbretërit e shkencës. Më thanë se nuk e dinin nëse mendimi ishte një llogari. Kjo është një përgjigje e tmerrshme ! A do të mundet që një ditë kutia e vogël të na krijojë muzikë ?
Përktheu Ylli Demneri

Monday, July 2, 2012

Nuk ke më se kë të joshësh...

Oktavio Paz

Në botën tonë, dashuria është një eksperiencë thuajse e paarritshme. Çdo gjë është kundër saj: morali, klasat, ligjet, racat e bile edhe vetë të dashuruarit. Gruaja ka qenë për burrin, kurdoherë "tjetri", e kundërta dhe plotësuesi i tij. Nëse njëra pjesë e qenies sonë e dëshiron bashkimin me të, një tjetër pjesë po aq imponuese - e refuzon dhe e përjashton atë. Gruaja është një objekt, ndonjëherë i çmuar, ndonjëherë i dëmshëm, por gjithmonë i ndryshëm. Duke shndërruar atë në një objekt e duke ia nënshtruar deformimeve të diktuara prej interesave të tij, prej vanitetit, vuajtjes e vetë dashurisë së tij, burri e kthen atë në një instrument, në mjet për të siguruar mirëkuptimin dhe kënaqësinë, mënyrën për të realizuar mbijetesën. Gruaja është një idhull, perëndeshë, nënë, shtrigë, apo muzë, siç ka thënë Simone de Beauvoir, po ajo kurrë s'mund të jetë vetja e saj. Kësisoj marrëdhëniet tona erotike janë të prishura që në fillim të herës, janë helmuar që në rrënjë. Mes nesh hyn një fantazëm, e kjo fantazëm është imazhi i saj, imazhi që ne kemi përftuar për të e që ajo ia ka veshur vetes. Kur zgjasim dorën për ta prekur, ne as që mund të bëjmë kështu pa menduar më parë mishin, pasi na ndërhyn gjithmonë ky imazh i epshëm e i përunjur. Dhe e njëjta gjë i ndodh edhe asaj: ajo mund ta perceptojë veten e saj veçse si një objekt, apo si diçka "tjetër". Ajo nuk është asnjëherë zonja e vetvetes. Qenia e saj ndahet mes asaj që ajo është në të vërtetë dhe asaj çka imagjinon se është, dhe ky imazh asaj i është diktuar nga familja, klasa, shkolla, miqtë, feja dhe ai që do. Ajo kurrë nuk e shpreh feminilitetin e saj, pasi kjo gjë manifestohet gjithmonë në format e shpikura prej burrave për të. Dashuria nuk është diçka "natyrale". Ajo është diçka humane, më humania e të gjitha tipareve. Diçka që ne e kemi bërë vetë e që nuk gjendet në natyrë. Diçka që ne e krijojmë - dhe e shkatërrojmë - përditë.

Këto nuk janë të vetmet pengesa që qëndrojnë mes dashurisë dhe nesh. Dashuria është një zgjedhje..... mbase një zgjedhje e lirë e fatit tonë, një zbulim i beftë i pjesës më sekrete e më fatlume të qenies sonë. Por zgjedhja e dashurisë është e pamundur në shoqërinë tonë. Në një nga librat e tij më të mirë - Dashuri e marrë - Breton thotë se ajo që në fillim kufizohet nga dy pengesa: mosaprovimi social dhe ideja kristiane e mëkatit. Për t'u realizuar dashuria duhet të shkelë ligjet e botës sonë. Ajo është skandaloze dhe kundër rregullave, një shkelje e kryer nga dy yje që i shkëputen orbitave të tyre të paradestinuara e që bashkohen në hapësirë. Koncepti romantik i dashurisë, perceptuar si një ikje e si një katastrofë, është i vetmi që njohim sot, pasi gjithçka në shoqërinë tonë e pengon dashurinë të jetë një zgjedhje e lirë.

Gratë janë ngujuar brenda atij imazhi mashkullor që shoqëria u ka imponuar; kësisoj, nëse ato tentojnë një zgjedhje të lirë ajo duhet të jetë një farë arratisje nga burgu. Të dashuruarit thonë se "dashuria e ka transformuar atë, e ka bërë tjetër njeri". Dhe kanë të drejtë. Dashuria e ndryshon krejtësisht një grua. Nëse ajo guxon të dashurojë, nëse guxon të jetë vetvetja, asaj i duhet të shkatërrojë imazhin ku atë e ka ngujuar bota.

Edhe burri është po ashtu i ndaluar të bëjë zgjedhjen e tij. Radha e mundësive të tij është shumë e kufizuar. Si fëmijë ai e zbulon feminilitetin tek e ëma apo te motrat e tij, dhe që nga ky moment e identifikon dashurinë me tabutë. Erotizmi ynë kushtëzohet nga tmerri dhe tërheqja e incestit. Jeta moderne, në të njëjtën kohë i nxit ndjeshëm dëshirat tona, ndërkohë që edhe i ndrydh ato me gjithfarë pengesash: sociale, morale, bile edhe të karakterit higjenik. Faji është njëherësh mamuzoja dhe freri i dëshirës. Zgjedhja jonë kufizohet nga çdo gjë. Ne, dashuritë tona më të qenësishme duhet t'ia përshtasim atij imazhi që grupi ynë shoqëror aprovon për një grua. Është e vështirë të dashurosh persona të racave, kulturave e shtresave të tjera, edhe pse është absolutisht e mundur që një i bardhë të dashurojë një zezake, zezakja të dashurojë një kinez e një "zotëri" shërbëtoren e tij. Dhe anasjelltas. Por të tilla mundësi ne na bëjnë të skuqemi, e për sa kohë jemi të ndaluar të bëjmë zgjedhjen tonë të lirë, zgjedhim njërën ndër ato gra që janë të "përshtatshme". Ne asnjëherë nuk e pranojmë se jemi martuar me një grua që nuk e duam, me një grua që mbase na do, por që është e paaftë të jetë vetvetja. Sëann thotë: "E të mendosh se kam humbur vitet më të mira të jetës sime me një grua që nuk është tipi im." Shumica e burrave të sotëm mund ta përsërisin të njëjtën frazë në shtratin e tyre të vdekjes. Dhe me ndryshimin vetëm të një fjale, të njëjtën gjë mund të thonë shumica e grave sot.

Shoqëria e mohon natyrën e dashurisë duke e konceptuar atë si një bashkim të qëndrueshëm, qëllimi i të cilit është zënia dhe rritja e fëmijëve. Ajo e identifikon atë me martesën. Çdo shkelje e këtij rregulli ndëshkohet, ndërsa ashpërsia e ndëshkimit varet nga koha dhe vendi. (Në Meksikë ndëshkimi shpesh është fatal nëse shkelësi është gruaja, pasi - siç ndodh me të gjithë popujt hispanikë - ne kemi dy kode morale: një për "senjorin" dhe një tjetër për gratë, fëmijët dhe të varfërit.) Mbrojtja që i bëhet martesës do të ishte e justifikueshme nëse shoqëria do të lejonte zgjedhjen e lirë. Për sa kohë një gjë e tillë nuk ndodh, ajo duhet të pranojë faktin se martesa nuk është realizimi suprem i dashurisë, por vetëm një formë legale, sociale dhe ekonomike me qëllime të ndryshme nga ato të dashurisë. Qëndrueshmëria e familjes varet nga martesa, e cila kthehet thjesht në një strukturë mbrojtëse për shoqërinë me qëllimin e vetëm, riprodhimin e po kësaj shoqërie. Kësisoj, martesa për nga natyra është thellësisht konservatore. Ta sulmosh atë është të sulmosh vetë themelet e shoqërisë. Ndërsa dashuria, për të njëjtat arsye, është një akt antisocial, megjithëse jo në mënyrë të qëllimshme. Saherë që arrin të realizohet, ajo prish një martesë dhe e bën atë ashtu siç nuk dëshirohet nga shoqëria: një sipërfaqje të dy qenieve vetmitare që krijojnë botën e tyre, një botë që hedh tutje gënjeshtrat e shoqërisë, ndalon kohën dhe punën, dhe e deklaron veten të vetë-mjaftueshme. Nuk është hiç për t'u habitur, atëherë, që shoqëria e dënon dashurinë dhe dëshminë e saj - poezinë - me të njëjtën keqdashje, duke e dënuar atë t'i përkasë vetëm botës konfuze e klandestine të të ndaluarës, absurdit, anormalitetit. Po ashtu nuk është e çuditshme që si dashuria edhe poezia shpërthejnë në forma të çuditshme, të dëlira: një skandal, një krim, një poemë.

Si rezultat i kësaj mbrojtjeje që i bëhet martesës, dashuria persekutohet dhe prostituimi, ose tolerohet ose i jepet bekimi zyrtar. Qëndrimi ynë mëdyshës në lidhje me prostitucionin është absolutisht domethënës.

Disa e konsiderojnë këtë institucion si të shenjtë, por mes nesh ai është në mënyrë të alternuar sa i përbuzur, aq edhe i dëshirueshëm. Prostituta është një karikaturë e dashurisë, viktimë e dashurisë, simbol i fuqive që zvetënojnë shoqërinë tonë. Por edhe ky parodizim i dashurisë nuk mjafton: në qarqe të caktuara lidhjet e martesës janë zhbërë kaq shumë, saqë lidhjet dyfishe përbëjnë rregullin e përgjithshëm tashmë. Personi që kalon sa në një shtrat në tjetrin nuk quhet më një i shthurur. Burri joshës - ai nuk mund të kapërcejë veten pasi gratë janë gjithmonë instrumente të vanitetit apo ankthit të tij - është një figurë po aq e dalë mode sa edhe ajo e kalorësit mesjetar. Nuk ke më se kë të joshësh, ashtu si nuk ka më vasha për t'u shpëtuar e përbindësha për t'u shkatërruar. Erotizmi modern është i ndryshëm nga ai i Sade-it, për shembull. Sade ishte një karakter tragjik, një njeri krejtësisht i ndërkryer, dhe vepra e tij është një zbulim shpërthyes i gjendjes njerëzore. Nuk ka heronj aq të dëshpëruar sa të tijët. Erotizmi modern, nga ana tjetër, është thuajse gjithmonë retorik, veçse një ushtrim i vetëkënaqur letrar. Nuk është më një zbulesë e njeriut; po thjesht një dokument më shumë që përshkruan një shoqëri që nxit krimin dhe dënon dashurinë. Liria e pasionit? Divorci nuk përbën më një betejë për t'u marë. Nuk është edhe aq një mënyrë për të flakur tutje lidhje të krijuara njëherë e mirë, sesa një mënyrë për t'i lejuar burrat dhe gratë të zgjedhin në liri. Në një shoqëri ideale, baza e vetme për divorc do të ishte zhdukja e dashurisë apo shfaqja e një dashurie të re. Në një shoqëri ku gjithsecili mund të jetë i lirë në zgjedhjet e tij, divorci do të kthehej në një anakronizëm apo në një gjë të rrallë, njësoj si prostitucioni dhe lidhjet dyfishe apo tradhtia bashkëshortore.

Shoqëria pretendon të jetë një tërësi organike që jeton me forcat e veta dhe për veten e saj. Por ndërkohë që e koncepton veten si një njësi të pandashme, së brendshmi ajo ndahet prej një dualizmi që mbase e trashëgon që nga koha kur njeriu pushoi së qeni kafshë, kur ai shpiku veten e tij, vetëdijen e tij, etikën e tij. Shoqëria është një organizëm që vuan domosdoshmërinë e çuditshme për të justifikuar qëllimet dhe orekset e saj. Ndonjëherë qëllimet e saj - nën petkun e normave morale - përkojnë me dëshirat dhe nevojat e atyre që e përbëjnë atë. Por ndonjëherë ato mohojnë aspiratat e grupeve minoritare apo klasave të rëndësishme shoqërore, e shumë shpesh ato, madje, mohojnë instiktet më të thella të njeriut. Kur ndodh kjo e fundit, shoqëria jeton një periudhë krize: ajo ose shpërthen, ose bie në stagnacion. Përbërësit e saj nuk janë qenie njerëzore, por shndërrohen në ca instrumente pa shpirt.

Dualizmi si tipar i vetvetishëm i çdo shoqërie, e që çdo shoqëri përpiqet ta zgjidhë duke u transformuar në një komunitet, sot shprehet në shumë mënyra: e mira dhe e keqja, lejimi dhe tabuja, idealja dhe realja, racionalja dhe irracionalja, bukuria dhe shëmtia, ëndrrat dhe zhgëndrrat, varfëria dhe begatia, borgjezia dhe proletariati, padija dhe dija, imagjinata dhe arsyeja. Përmes një lëvizjeje të parezistueshme të vetë qenies së saj, shoqëria përpiqet ta kapërcejë këtë dualizëm e t'i shndërrojë komponentet e saj armiqësore e vetmitare në një tërësi harmonike. Por shoqëria moderne përpiqet ta bëjë këtë duke shtypur dialektikën e vetmisë, e vetmja që mund ta bëjë të mundur dashurinë. Shoqëritë e industrializuara, pavarësisht diferencave të tyre "ideologjike", politike apo ekonomike, përpiqen të kthejnë diferencat cilësore - domethënë ato njerëzore - në një uniformitet sasior. Metodat e prodhimit masiv aplikohen edhe për moralin, artin dhe emocionet. Kontradiktat dhe përjashtimet janë eliminuar, dhe kjo rezulton në mbylljen e rrugës sonë drejt eksperiencës më të vërtetë e më të thellë që mund të na ofrojë jeta, atë të zbulimit të realitetit si një tërësi ku të kundërta puqen. Fuqitë e reja e ndalojnë vetminë me dekret... kësisoj ndalojnë edhe dashurinë, një formë klandestine e heroike e bashkësisë. Mbrojtja e dashurisë ka qenë gjithmonë një vepër e rrezikshme antisociale. Tani, bile, po nis të bëhet edhe revolucionare. Problemi i dashurisë në botën tonë zbulon se si dialektika e vetmisë në manifestimin e saj më të thellë, është e flustruar nga shoqëria. Jeta jonë sociale parandalon gati çdo mundësi për realizimin e një bashkësie të vërtetë erotike.

Dashuria është një nga shembujt më të qartë të atij instikti të dyfishtë që na bën të rrëmojmë thellë në veten tonë e, në të njëjtën kohë, të ngrihemi nga vetja për t'u realizuar në një tjetër gjë: vdekje dhe rikrijim, vetmi dhe bashkësi. Po nuk është vetëm kjo. Në jetën e gjithsecilit ka periudha që janë njëkohësisht ikje dhe ribashkime, ndarje dhe pajtime. Secila nga këto faza është përpjekje për të kapërcyer vetminë tonë, dhe izolohet nga një kredhje në ambiente të panjohura!
Shkruar nga Oktavio Paz

Sunday, July 1, 2012

Pabarazia pjell probleme të mëdha

Dy epidemiologjistë britanikë, Richard Wilkinson dhe Kate Pickett, kanë shkruar librin me titull “The Spirit Level: Why Greater Equality Makes Societies Stronger”. Autorët në këtë libër rrahin të argumentojnë, se “pabarazia e thellë i bën dëm të pariparueshëm psikës humane, krijon makthe, dyshim, mosbesim, dhe një seri sëmundjesh mendore e psikike. Këtë përfundim ata e mbështesin me shumë të dhëna statistikore. “Nëse nuk ia dalim mbanë të shmangim pabarazinë e thellë”, nënvizojnë ata, “atëherë do të na duhet të ndërtojmë më shumë burgje e të paguajmë më shumë policë; do të na duhet, gjithashtu, të përballemi me më shumë njerëz me sëmundje mendore, me njerëz të dhënë pas drogës, e me probleme të kësaj natyre”. Thelbi i arsyetimeve të tyre në këtë drejtim ka të bëjë me besimin, se njerëzit janë kafshë sociale, dhe se në shoqëritë me pabarazi të dukshme, kush është në nivelet e poshtme vuan prej patologjish të shumta. Nga një studim i kryer në harkun e një kohe të gjatë lidhur me shërbimin civil britanik rezultoi, që rojtarët, postierët, dhe të gjithë të tjerët me status të ulët social janë më të prekshëm nga sëmundjet e zemrës, kanceret, sëmundje të tjera, apo vetvrasjet. Argument ndjellës, s’ke ç’thua. Shkurt, libër për t’u lexuar. Gjynah që s’gjendet në shqip.
M.Nano

Wednesday, May 2, 2012

U kap mat nje bukurosh :P

Sa virtuale kam qene sot, nga nuk kam naviguar, cfare nuk kam lexuar e ke nuk kam spiunuar :D

Po kush ishte e forta e dites do thoni ju, ngjarja qe shenoj diten time dhe qe me ka dhene nja 1 jave jete nga te qeshurat loool ??!!!

Dikush ketu ne fb qe une e kam shume xhan por qe eshte pak i cmendur :) ka bere "in relationship" me nje goce qe emrin ne fb e ka mistrecja, dhe "ajo" i ben tagg neper fotot e veta (yll peri si vajze po se di, sikur nuk me dukej si Shqiptare)!
Une si vajze e mire qe jam thash ti bej nje loje meqe nuk kam me cfare te kaloj kohen :P

I shkruaj.

- O  T**** ta gjej une emrin e vertet te te dashures tende??
- Uaa pse e njef
- Jo nuk e njof, po ka nje profil tjeter me emrin Fitnete Pagarusha (gje qe e shpika nga mendja ime me thene te drejten dhe se di pse me erdhi e shkreta Fitnete ne mendja loooooool )
- E di mi lal e di, e kam pare po ja kane vjedh fotot dreqin.
- ua me vjen keq (une keshtu looooooooool)
- Po he (thote ai) a eshte ndonje cik e paraqitshme??
looooooooooooool nuk do ja kthej mesazhin e fundit jo looooooooool




Monday, April 16, 2012

Mes gruas dhe dashnores!

(Duhet thënë që kursesi, kjo bised nuk bëhet mes një nënë e bijë shqiptare! Marr nga një roman shumë intersant, sapo e mbarova librin mendova - Mami im duhet patjetër ta lexoj këtë)
Ralph Crane

 Rosalinda u ngrit lehtë në gjunj, pastaj me ndihmën e mikeshave u cua në këmbë duke u dridhur dhe ia nguli të bijës shikimi si turjelë.
-         Prej më se katër brezash të gjitha gratë e familjes tonë kanë qënë kurtizane. Gjyshja jote u ka fituar zemrën dy dukëve të ndryshëm të Brentick, halla e babait tënd Theodora, që të ka lënë trashëgimi një shumë të mire, ka vdekur shtatëdhjetë vjece me meritën që ka pasur dashnor  dukën e mbretëris. Dhe ti, ti je frut I një pasioni të madhë dhe je e destinuar për dashuri. Ti je lindur për të ndezur zjarrin në shpirtin e një burri, per të qënë , dëshira e tij dhe jo detyra. Sa të tmerrshme janë për burrin detyrat familjare moj bijë. Ato janë vrasja e personalitetit të tij, e egos së tij, e potencës së tij seksuale. Lëri c’përallisin të fantaksurit në librat e tyre. Shumë nga ata filozofë kanë bërë jetë qenësh sa kanë qënë gjallë. Nga jeta e Leon Tolstoit do të mësosh ti? Nga Dostojevski? Nga Nice? Apo nga superkurvari  Pushkin? I kemi lexuar ata libra, po kemi lexuar më shumë librin e jetës, që ti nuk e njeh fare.
Vajza u hodh në këmbë dhe, duke shtrënguar me dorën delikate shpinoren e karriges, thirri:
-         Po nëse unë nuk dua të bëhem dashuria e madhe e askujt.
Rozalinda u drodh dhe lëshoi një britmë pas shamisë që e mbante shuk para gojës, por kjo s’bëri gjë tjetër vec se e forcoi vendosmërin e vajzës.
-         Dhe më mirë preferoj të pi caj në orën pesë dhe të shkon në teatër, se sa që të ha fileto kau e të pi shampanjë në mesnatë. Më shumë preferoj një shtëpi të mbushur me fëmijë se sa bileta vizitash të shkruara nga një filan zonjë e zotëri.
-         Jo Gabriela jo, - Bëritit Geneviee. – Ti  po e vret nënën tënde duke vazhduar të përralisësh ide romantike.
-     Dëgjoni c’del nga kjo gojë., - Thirri e tmerruar Klementina, - Shkolla e ka fajin. Ah, këto shkollat e tashme, shkolla të shthurjes, shkolla të shkatërrimit të rinisë!
-     Është natyra ime e pandjeshme dhe moderne, mendoj, - u mbrojte vajza, - shikoj se nuk jam gatuar për të bërë dashuri, superseks, për të kënaqur epshet shtazarake të kontëve, të lordëve, të dukëve, të senatorëve, të monopolistëve financier, të .. Pra duket se nuk do të jem dashuria e madhe as siç thonë ca erotiste divë perëndie.
-     Mjaftë! - Bubulloi Rosalinda – të kthehesh menjëherë në dhomën tënde! – Ku kam gabuar – pyeti. – Pas gjithë atyre që kam bërë për të, ajo ma shpërblen… duke më kërkuar burrë! Por përse e rrita unë kështu si kukull të bukur? Për ta martuar me një burrë? Për ta bërë pjellëse fëmijësh si një dosë? Kam pritur aq shumë. Por tani po bëj vetëm llogari. – I gjithë faji është I asaj shkolle të mallkuar. Martesa! Qoftë malkuar kush e shpiku! Sa mirë ishte bota në kohën e matriarkatit, sic thonë filozofët tonë. Atëherë s’kishte detyrime familjare, atëherë dashuria nuk ishte pengesë në rrugën e saj, atëherë kishte vetëm dashuri dhe dashnore, nuk kishte martesa dhe gra. Tfu. Martesa Martesa – Bëri një ngërdheshje sikur fjala martesë t’i kishte lënë një shije të keqe në gojë. – Atje ka dëgjuar ajo për martesë dhe për jetë skallëveruese famljare me një burrë e fëmijë! Mendoni c’do të ishim ne tani në këtë moshë, po të ishim gra. Të mbaruara do të ishim nga dhuna e burrave dhe fëmijëve. Kurse tani konkurojmë me gratë e reja, ngashënjejmë alamet kontësh e bosësh të pasur.Oh vajza ime budallaqe.

Betina Krahn

Tuesday, March 20, 2012

“Po nga do na vijë kjo verë, cfarë lule jargavanësh do ringjalli, kur këto pemë as nuk ekzistojnë më mes nesh!!


Sot do shkruaj me “ë” kam mëse një vit që e kam instaluar në tastier dhe asnjëherë nuk e kam përdorur!!

Po lexoja një poezi për verën,  të Gianni Rodarit!
“Po nga do na vijë kjo verë, cfarë lule jargavanësh do ringjalli, kur këto pemë as nuk ekzistojnë më mes nesh!!

Po dhe miqtë ç'po më  gëzohen! Lulet çelin, fillojnë edhe vishen më lehtë, trupi merr ngjyrë të bukur, marrin pushimet verore dhe shkojnë në plazh etj etj ..

Mua më pëlqen më shumë vjeshta! Të shijojnë ditët në këtë stinë apo jo?! Ku ka më mirë se të meditosh në një peisazh vjeshte! (meqë ra fjala, në një nga këto dite do ju tregoj për udhetimet e mia kohët e fundit  mes tokave të "safarit" i lexova një herë në një revistë që ishin vëndet më interesante për tu vizituar dhe vendosa të nisem menjëherë)

Gjithsesi doja vetëm t'ju thoja që sot kam nxjerr nga dollapi të gjitha veshtjet e lehta dhe duhet patjetër të blej të reja!! Jo se më janë vjetërsuar kush po pyet për këtë, por sepse nuk më bëjnë më! Po po, kuptohet pse-ja,  jam zgjatur shumë !!

PS: Po shikoja një pikturë të Van Goghut, “Peshkimi në pranverë” edhe pse duket sikur ka shumë ngjyra,  ai që është ulur në varkë nuk ka ndonje atmospherë të gëzueshme! Kështu më duket mua, se une s’mar vesh nga pikturat fare!
Kam lexuar edhe  një poezi ku vjeshtën e percaktonin si stinën e të zemëruarëve, të tradhëtuarëve,  të mjerëve! Cfare absurditeti apo jo?

Vincent van Gogh. Fishing in Spring


Friday, March 16, 2012

Kur te kap delli i filozofis!


Nëse nuk je psikolog, mos u shqetëso pse nuk po më kupton!

E vetmja gjë që duhet të dish është kjo: i dua miqtë e mi. Mos u gënjeni nga çfarë kam shkruar më poshtë. Thjesht më kap ndonjëherë një valë filozofie…

A nuk të mërzisin ndonjëherë njerëzit që njeh? Ata që ke përreth, ata që nuk të kuptojnë, ata që janë ndryshe nga ty, ata që janë si ty, madje edhe ata që përpiqen të të kopjojnë ngaqë të vlerësojnë?

Ndonjëherë të bezdisin virtytet e tyre. Po, pikërisht ato virtyte për të cilat ke krijuar simpati. Ke dashur një mik që të kujdeset për ty, dhe më vonë je bezdisur nga kujdesi i tepruar. Ke dashur dikë që ndan të njëjtat ëndrra me ty, dhe më pas ke kërkuar të jesh unike. I ke treguar gjithçka, pastaj ankohesh që s’ke më privatësi. Përpiqesh ta shndërrosh atë që ke afër sipas shijes tënde, dhe më pas e përbuz sepse “nuk ka karakter”, por bën çfarë bën edhe ti…

Të ka ndodhur kjo? E ke vrarë mendjen pse (dhe jo, nuk po flas për lidhje romantike, kjo vlen për të gjitha llojet e marrëdhënieve)?


Mua më duket se e di pse-në. Çdo gjë “first-hand” ka më shumë cilësi sesa një version i përpunuar.

Ti merr dikë që është ndryshe nga ti, dhe e përpunon, si një poçar, duke u munduar t’ia përshtatësh vizionet, ëndrrat, shijet, karakterin me të tuat. Dhe çfarë del? Një mutacion, një krijesë që ngjan me hijen tënde. Pastaj fillon ta largosh, sepse ajo krijesë nuk është më vetja e saj, por as ti. Tingëllon tragjike, apo jo?

Në fakt, nuk është. Sepse kjo situatë nuk zgjat shumë. Krijesat tona nuk janë aq budallaqe sa të duan të mbeten ashtu. Me kohë, e kuptojnë që diçka nuk shkon, dhe pak nga pak kthehen në veten e tyre.

Filloni të evitoni njëri-tjetrin.

Deri sa, ai që njeh, bëhet ai që ke njohur dhe nuk doni më të jeni pranë.

Nuk po ja gjeni fillin muhabetit?

Nuk janë broçkulla. Ata që dëshirojnë me shpirt të kenë miq “si vetja”, më kuptojnë shumë mirë. Por ama, ta dini: problemi është tek ju, jo tek të tjerët.

Monday, March 12, 2012

Mendimi i pare qe duhet te kesh sapo te hapesh syte ne mengjes"Taksia kushton shtrenjte"


Se keshtu fillon dita e genjeshtrave qe ne mengjes, kur ti me nje sy hapur dhe nje sy mbyllur, nuk ndahesh dot nga gjumi dhe ne momentin e pare qe zgjohesh pak nga dremitja, te vjen ndermend te genjesh! Ti dergosh shefit nje sms ku i shkruan qe je shume semure me temperature dhe nuk je i afte te shkosh te punosh!

Po prap ti cohesh nga gjumi sepse motra ka hapur ne kup te qiellit televizorin dhe ti acarohesh nga batutat pa kripe te Ledion Çeles! Gjithsesi genjeshtra gjithmone  mbetet ne tentative!

E si ta fillosh mbare diten kur cdo gje e fillon me dembelizem?!

Ora shkon shume vone 7:30 ti akoma s’ke bere asgje gati dhe cfare ben per te mos humbur busin e punes! Ben vetem ato 2-3 gjera qe behen ne tualet dhe nuk e vret shume mendjen cfare do veshesh ( ju ka rastisur ndonjehere te shkoni ne pune me bluzen e gjumit?? Jo kot pyeta, se mua as s’me ka rastisur ndonjehere )

Ashtu me vrap del nga shtepia dhe nga cepi i rrugices, shef nga larg qe busi i qytetit sa po largohet nga stacioni! Ja keput nje te share dhe pasi thua Zot me fal fillon dhe vrapon per ta kapur! Nje tuf gra jane para shoferit dhe shoferi nuk te shikon dot qe je duke bere si majmun per ti kerkuar qe ta hapi deren! Shoferi nuk te sheh ama ato zhabat e pispirosura po dhe nuk flasin ( manisfestim i dashamiresis shqiptare) ! Pasi kercen nje waka waka para deres se busit, shoferi hap deren dhe ti futesh!!


Nguc e nguc shef nje plakushe qe ta ben me shenje – “ Shtyhu ketej nga mua te keqen nena, se ai eshte hajdut e njoh une e kam ne lagje” – “Rrofsh o neno po c’te me vjedhin mua (NOKIA-n 0434 apo abonen)” u qyqe abonen ja ke dhene mamit dje dhe nga nxitimi ke harruar tia marresh!! Boo sa inat te paguash ate 30 lekshin vetem per 2 stacione!!

Zbret ne vendin me te parapelqyer nga provincialet, Qendren ( vendin e çeçenave i thote babi) 
-“Teta do likoplast 50 lek pako, na merre edhe per 30 lek”! Te ngjiten ato kalamajt qe shpesh here enderron tia blesh te gjitha likoplastet ngaqe te vjen gjyhna, po gjithmon perfundon duke i genjyer per ta hequr qafe -“ e kam canten plot,  ja bleva shokut tend qe ishte para teje”

Si per dreq duhet edhe 5 min qe te kapesh busin tjeter te punes ( ate te bossave )! Do shkoje ne kohe nqs do kishte semafora ne Qender, por se kush e genjeu Lul Bashen qe shqiptaret jane shume te sjellshem ne timon dhe sapo te shikonin njerez ne vijat e bardha do ndalonin! Fatkeqesia jote me e madhe eshte qe jane shtuar shume shoferet femra! Nuk e di si i transformon makina vajzat shqiptare ne femra arrogante, fodulle pa piken e respektit per kembesoret! Duhet te jete efektet e ndonje mallkimi se nuk ka mundesi!

Gjths zbret nga busi dhe sapo fillon te ecesh, kur shoh nje mik te vjeter ( sa here del nga shtepia ti si majmun, te rastis te shohesh ne rruge nje mik te vjeter) Nga nuk fshihesh qe mos te shohi, por ai te sheh.! Ti,  pasi e pershendet, justifikohesh ne nje qind menyra duke i thene qe ke qene shume semure apo ke mesuar shume mbreme dhe me spont mundohesh ti lesh te kuptoj qe ne te vertet nuk je katandisur si mos me keq, por te zuri ne nje moment te papershtatshem qe te ndodh jo gati perdite, por 1 here ne te rrall!!

Ndahesh nga miku yt i vjeter dhe perfundon ashtu sic e meriton kur zgjohesh vone nga gjumi! Duke paguar taksin sa qimet e kokes sepse busi i punes tashme eshte larguar!!!

Nqs mendimi yt i pare, sapo te hapje syte do ishte cmimi i taksis dhe jo si ti genjeje shefit, tani do e kishe akoma ca lek ne kulet!

Wednesday, March 7, 2012

Sa e ke oren mi zyshe?!!




(Per cfare ore e kam fjalen??!! Po ja, prit pergjigjen e zyshes )
 - " 10 mij lek ora, 3 here ne jave"!
(Cfare? Mos prisje ndonje pergjigje 12 pa 5 ??!!!!)

Asnjehere s'me kane pelqyer mesuesit e mi, pervec atyre qe i pagoja, se di pse kapatur nje lidhje shume te forte mes nesh,!!

E cuditshme, por nuk mbaj mend asnje nga mesuesit e mi, as ne tete vjecare dhe as ne gjimnaz! Te mos flasim pastaj per keto te fakultetit qe edhe kur na japin orarin i kemi te shkruar me emer dhe mbiemer dhe une prap se di kush jane!

Shkolla as edhe nje here nuk me ka pelqyer dhe vone vone e kam kuptuar pse! Viti pare me ra te isha ne nje klase qeflinjsh! Vajzat linin oret e mesimit, djemte me cigare ne fund te klases! Rastiste qe vajzat vinin dhe te dehura nga ndonje nate e shthurur vitparistesh! Une asnjehere nuk I kam bere keto! Nuk isha aq seksi per te qene pjese e shthyrjeve rinore, ama ato vajza qe pelqenin te argetoheshin edhe kur ishin ne shkolle, kane qene shoqet e mia ato djem gjithashtu kane qene miqte e mi, ishim ne nje klase me ke te shoqerohesha tjeter! Ketu filluan paragjykimet e zyshave, u futa edhe une ne listen e zeze, asnjehere nuk te vinin noten gjithmone grindeshin dhe te shikonin shtrember!! Keshtu qe ra edhe deshira ime per te mesuar. Me pelqente me shume te flija ne klase dhe ti paguaja neper kurse sesa te degjoja laraskat!!


Pastaj ishte presor Goni, ai po qe bente diferencen! Tap Topi isha ne Matematik por presori o donte te me bente te zgjuar o s’ka!! – “Ja ttbmlj-ja me siguri e di si behet ushtrimi” “Ttbmlj si te doli ty” “Ttbmlj ne derras” Sa here vija bast me shoket e bankes, qe edhe sot Presor Goni do ma permend emrin gjithmone une fitoja! Me kujtohet nje dite kur pa lulet qe kisha vizatuar ne librin e matematikes!!  Pastaj sa here vinte takimi me prinder I thoshte mamit tim – “ Irma duhet te perpiqet shume, ne mesime nuk eshte mire” pastaj vazhdonte “ Por eshte vajze e mire, e urte dhe e sjellshme” Ndersa vetem te degjoje ato shtrigat e tjera –“blab la blab la blab la blab “ A nuk eshte e cuditshme qe ne gjithe keto vite shkolle, lendesh, kursesh.. etj etj, une te mbaj mend vetem emrin e Presor Gonit :O

Gezuar 7 Marsin Presor Goni, edhe pse isha tap topi ne matematik ti je i vetmi presor qe une mbaj mend dhe i vetmi qe kam respekt!!

Thursday, March 1, 2012

Filozofituçet e gjenerates time

Meqe blogun tim e kishin zene merimangat sepse asnjehere s'me ka terhequr realishte (ndoshta ngaqe nuk e kam iden as per cfare eshte) po shkruaj ca mendime te koklavitura per meshkujt ( Jo se me rri mendja aty heee mos keqkuptohemi :P ) :)

Atij i duket vetja Brad Pitt, c'me gajas kur sillet ashtu, madje une e stimuloj te ndjehet i tille, pse mos e bej?! A nuk te shtohet jeta kur qesh!! Ai kur flet me mua perdor fjale "te medha", dhe une bej sikur nuk i kuptoj keto fjale, per ti dhene pershtypjen qe ai eshte inteligjent dhe une si femer duhet te mesoj prej tij, edhe pse e di shume mire qe ato fjale as kuptim nuk kane! Perse mos e bej??!! A nuk te shton jeten e qeshura?!!



Eshte e cuditshme sa eshte shtuar kjo lloj gjenerate e re tek meshkujt por jo vetem, gjths sot dua te flas vetem per meshkujt! Ato seriozat apo indiferentet qe sapo takojne nje vajze per here te pare, "konstatojne"  sipas tyre se eshte inteligjente dhe vihen ne sulm per tu bere te pelqyer! Por si eshte ky sulm, fillohet me lojra fjalesh apo me tema bisedash filozofituçe me siguri te krijuara nga vete ato, qe s'ka vajze ne bote ti kuptoj ( dhe vajza nga ana tjeter, per mos u ndjere ne diznivel, fillon dhe  ajo i jep pergjigje filozofituce pa kuptim, por mashkulli s'ka si ta kuptoj sepse as argumentin e tij nuk e di, keshtu qe krijohet nje ambjent bisede filozofituçe ne ajer qe nje zot e merr vesh cfare kuptimi apo ku do te perfundoj!

Keshtu qe krijohet nje lloj sfide mes ketyre dy tipave, nje sfide qe te lodh sepse edhe temat idjote e kane nje kufi nuk jane te shumta per tu shpikur! Ne cdo takim djali flet per arritjet e veta ( me iden se vajza qe i duket inteligjente (gjithmone sipas tij) do e vleresoj kete! Fillon dhe hiperbolizon ate cfare ka qene jeta e tij deri tani! Shpesh here shfaq edhe tone modestie, kur ndodh qe vajza ta komplimentoj ( vajza e ben kete, se dihet aman, sic e do adeti) Tone modedestie te tipit, - " Nuk i perdor arritjet e mia per lavdi"  E keshtu ne cdo takim rrokulliset muhabeti po tek e njejta gje SUKSESI

Nuk doja te komentoja mbi vajzen po qenka e pa evitueshme me sa duket! Cfare ndodh ne kete rast me ato vajzat qe une personalisht i du fort!  Vjen nje moment qe lodhen dhe duan te shpetojne nga ky ankth i perditshme me kete djale por kane frike edhe te heqin dore ( edhe kjo me habit pse eshte kaq e veshtire per nje femer te kuptoj qe kur dicka nuk funkisonon nuk funksionon gjths nje here tjeter kjo) dhe fillojne te tregojne ngadal ngadal, ( me spont i them une :P ) edhe anet e veta negative, qe djali te kuptoj ne fund qe ky lloj perfeksionizmi po i ben dem dhe qe u lodha dhe une duke u shtire! Por djemte e kesaj gjenerate e kane shume te veshtire per ta kuptuar kete! Keshtu qe ne "episodin" e ri te takimeve, vajza tregon aventurat, momentet, idet.. etj etj qe mund ta nxierrnin nga klubi i arte qe djali e kishte futur dhe te tregoj te gjitha anet "negative" ! Ama hic, djali vazhdon akoma te flas per sukseset e tij arritjet ditore, prespektivat gold qe ka .. etj etj!

Vuajte, vuajte e madhe! Ne cdo takim fjale te medha moderne kulturore qe as interesim me per ti njohur nuk kishte! Nqs vajza ju rastis nje gje e tille, ja c'duhet bere!

Me ka ndodhur nje here te takoj nje djale te tille, vitin e kaluar! Ishim ulur ne tavolin dhe nuk ishim vetem, aq me shume qe ishte hera e pare qe e takoja!I thash qe punoja ne aeroport dhe kushedi c'mendoj i shkreta mos isha ndonje koke  e madhe,( se kuptoj pse ju ndrit fytyra njerezve kur ju them qe punoj ne fshatin Rinas, booh) gjths dhe filloj qendrimin e tij, si ai djali qe shpjegova me siper! Po diskutonim mbi shkollen, meqe vazhdonte juridikun si mua  dhe ai por jo ne Shqiperi! Filloj Bla bla blat e para, a ke nerva te degjosh nje tip te till ne mes te bllokut ne nje lokal plot me te rinj veror?? Vertet qe nuk kisha as deshiren me te vogel! Keshtu qe pa filluar ne bla bla blat e dyta, i thash - " Djale i dashur, me shume qef do e lexoj librin tend biografik kur ta shkruash, por per momentin nuk te degjoj as shume mire se muzika eshte e larte" heee keshtu i thash, pse aq pa edukat me dini ti thoja qe as kam deshiren me te vogel ta degjoja :D

PS: Qe ta kuptoni ky shkrim nuk eshte per te treguar aftesite e mia se sa bukur di te shkruaj, sepse nuk di te shkruaj, eshte per ....... po c'te bej tjeter ne orar te punes mo amani , ne FB s'kam me kete flas dhe as kam deshire te shkruaj gje atje! Ketu te pakten e di qe s'me lexon njeri! Shihemi ne postimin tjeter s'po e lexoj dhe njehere per korrigjime, kur s'me lexon njeri c'ta korrigjoj :)