Sunday, July 1, 2012
Pabarazia pjell probleme të mëdha
Dy epidemiologjistë britanikë, Richard Wilkinson dhe Kate Pickett,
kanë shkruar librin me titull “The Spirit Level: Why Greater Equality
Makes Societies Stronger”. Autorët në këtë libër rrahin të argumentojnë,
se “pabarazia e thellë i bën dëm të pariparueshëm psikës
humane, krijon makthe, dyshim, mosbesim, dhe një seri sëmundjesh mendore
e psikike. Këtë përfundim ata e mbështesin me shumë të dhëna statistikore. “Nëse
nuk ia dalim mbanë të shmangim pabarazinë e thellë”, nënvizojnë ata,
“atëherë do të na duhet të ndërtojmë më shumë burgje e të paguajmë më
shumë policë; do të na duhet, gjithashtu, të përballemi me më shumë
njerëz me sëmundje mendore, me njerëz të dhënë pas drogës, e me probleme
të kësaj natyre”. Thelbi i arsyetimeve të tyre në këtë drejtim ka të bëjë me besimin, se
njerëzit janë kafshë sociale, dhe se në shoqëritë me pabarazi të
dukshme, kush është në nivelet e poshtme vuan prej patologjish të shumta.
Nga një studim i kryer në harkun e një kohe të gjatë lidhur me
shërbimin civil britanik rezultoi, që rojtarët, postierët, dhe të gjithë
të tjerët me status të ulët social janë më të prekshëm nga sëmundjet e
zemrës, kanceret, sëmundje të tjera, apo vetvrasjet. Argument ndjellës,
s’ke ç’thua. Shkurt, libër për t’u lexuar. Gjynah që s’gjendet në shqip.
M.Nano
Subscribe to:
Post Comments (Atom)


No comments:
Post a Comment