Vetedija qytetare gjithmone mbetet mbrapa, duke i dhene me shume prespektive politikes, ekonomis, teknologjis, forca dinamike keto qe ne i kemi mbivleresuar me shume sec duhet! Per shkak te kesaj mungeses se vetedijes qytetare shume prej nesh zakonisht deshtojme per te njohur natyren e thelle te problemeve!
Ne vertet jemi te kufizuar, por jo vetem nga politikanet e korruptuar, apo nga punedhenesit tane te babezitur qe na shtrydhin ne si force punetore. Ne jemi te kufizuar edhe nga muret e rreme dhe te gabuara qe kemi ndertuar ne zemrat dhe mendjet tona!
Shoqeria shqiptare ka kohe qe po lengon ne apati te madhe sociale, kjo vihet re kudo ne sjelljet qe shfaqin njerezit. Ne duhet te jemi fanatik ne mbrojtjen e te drejtave tona individuale, asnje qeveri apo asnje autoritet nuk mund te na i mohoje ato! Po si duhet ti mbrojme keto vlera, ne rradhe te pare, duke mbeshtetur njeri tjetrin!
“Po qe se mes individeve te nje kombi vjen puna qe dredhia, genjeshtra dhe mashtrimi te quhen zgjuaresi, do te thote se ate komb e ka zene nje semundje, tashme, e pasherueshme, individet e te cileve nuk e duan njeri-tjetrin, te cilet punojne kunder njeri-tjetrit e, qe, per pasoje, nuk ndjejne besim dhe siguri te njeri-tjetri, jo vetem qe s’jane kombe ne kuptimin e vertete te fjales, por dhe as qe behet fjale te kene te ardhme”


No comments:
Post a Comment