Powered By Blogger

Monday, April 16, 2012

Mes gruas dhe dashnores!

(Duhet thënë që kursesi, kjo bised nuk bëhet mes një nënë e bijë shqiptare! Marr nga një roman shumë intersant, sapo e mbarova librin mendova - Mami im duhet patjetër ta lexoj këtë)
Ralph Crane

 Rosalinda u ngrit lehtë në gjunj, pastaj me ndihmën e mikeshave u cua në këmbë duke u dridhur dhe ia nguli të bijës shikimi si turjelë.
-         Prej më se katër brezash të gjitha gratë e familjes tonë kanë qënë kurtizane. Gjyshja jote u ka fituar zemrën dy dukëve të ndryshëm të Brentick, halla e babait tënd Theodora, që të ka lënë trashëgimi një shumë të mire, ka vdekur shtatëdhjetë vjece me meritën që ka pasur dashnor  dukën e mbretëris. Dhe ti, ti je frut I një pasioni të madhë dhe je e destinuar për dashuri. Ti je lindur për të ndezur zjarrin në shpirtin e një burri, per të qënë , dëshira e tij dhe jo detyra. Sa të tmerrshme janë për burrin detyrat familjare moj bijë. Ato janë vrasja e personalitetit të tij, e egos së tij, e potencës së tij seksuale. Lëri c’përallisin të fantaksurit në librat e tyre. Shumë nga ata filozofë kanë bërë jetë qenësh sa kanë qënë gjallë. Nga jeta e Leon Tolstoit do të mësosh ti? Nga Dostojevski? Nga Nice? Apo nga superkurvari  Pushkin? I kemi lexuar ata libra, po kemi lexuar më shumë librin e jetës, që ti nuk e njeh fare.
Vajza u hodh në këmbë dhe, duke shtrënguar me dorën delikate shpinoren e karriges, thirri:
-         Po nëse unë nuk dua të bëhem dashuria e madhe e askujt.
Rozalinda u drodh dhe lëshoi një britmë pas shamisë që e mbante shuk para gojës, por kjo s’bëri gjë tjetër vec se e forcoi vendosmërin e vajzës.
-         Dhe më mirë preferoj të pi caj në orën pesë dhe të shkon në teatër, se sa që të ha fileto kau e të pi shampanjë në mesnatë. Më shumë preferoj një shtëpi të mbushur me fëmijë se sa bileta vizitash të shkruara nga një filan zonjë e zotëri.
-         Jo Gabriela jo, - Bëritit Geneviee. – Ti  po e vret nënën tënde duke vazhduar të përralisësh ide romantike.
-     Dëgjoni c’del nga kjo gojë., - Thirri e tmerruar Klementina, - Shkolla e ka fajin. Ah, këto shkollat e tashme, shkolla të shthurjes, shkolla të shkatërrimit të rinisë!
-     Është natyra ime e pandjeshme dhe moderne, mendoj, - u mbrojte vajza, - shikoj se nuk jam gatuar për të bërë dashuri, superseks, për të kënaqur epshet shtazarake të kontëve, të lordëve, të dukëve, të senatorëve, të monopolistëve financier, të .. Pra duket se nuk do të jem dashuria e madhe as siç thonë ca erotiste divë perëndie.
-     Mjaftë! - Bubulloi Rosalinda – të kthehesh menjëherë në dhomën tënde! – Ku kam gabuar – pyeti. – Pas gjithë atyre që kam bërë për të, ajo ma shpërblen… duke më kërkuar burrë! Por përse e rrita unë kështu si kukull të bukur? Për ta martuar me një burrë? Për ta bërë pjellëse fëmijësh si një dosë? Kam pritur aq shumë. Por tani po bëj vetëm llogari. – I gjithë faji është I asaj shkolle të mallkuar. Martesa! Qoftë malkuar kush e shpiku! Sa mirë ishte bota në kohën e matriarkatit, sic thonë filozofët tonë. Atëherë s’kishte detyrime familjare, atëherë dashuria nuk ishte pengesë në rrugën e saj, atëherë kishte vetëm dashuri dhe dashnore, nuk kishte martesa dhe gra. Tfu. Martesa Martesa – Bëri një ngërdheshje sikur fjala martesë t’i kishte lënë një shije të keqe në gojë. – Atje ka dëgjuar ajo për martesë dhe për jetë skallëveruese famljare me një burrë e fëmijë! Mendoni c’do të ishim ne tani në këtë moshë, po të ishim gra. Të mbaruara do të ishim nga dhuna e burrave dhe fëmijëve. Kurse tani konkurojmë me gratë e reja, ngashënjejmë alamet kontësh e bosësh të pasur.Oh vajza ime budallaqe.

Betina Krahn

Tuesday, March 20, 2012

“Po nga do na vijë kjo verë, cfarë lule jargavanësh do ringjalli, kur këto pemë as nuk ekzistojnë më mes nesh!!


Sot do shkruaj me “ë” kam mëse një vit që e kam instaluar në tastier dhe asnjëherë nuk e kam përdorur!!

Po lexoja një poezi për verën,  të Gianni Rodarit!
“Po nga do na vijë kjo verë, cfarë lule jargavanësh do ringjalli, kur këto pemë as nuk ekzistojnë më mes nesh!!

Po dhe miqtë ç'po më  gëzohen! Lulet çelin, fillojnë edhe vishen më lehtë, trupi merr ngjyrë të bukur, marrin pushimet verore dhe shkojnë në plazh etj etj ..

Mua më pëlqen më shumë vjeshta! Të shijojnë ditët në këtë stinë apo jo?! Ku ka më mirë se të meditosh në një peisazh vjeshte! (meqë ra fjala, në një nga këto dite do ju tregoj për udhetimet e mia kohët e fundit  mes tokave të "safarit",  i lexova një herë në një revistë që ishin vëndet më interesante për tu vizituar dhe vendosa të nisem menjëherë)

Gjithsesi doja vetëm t'ju thoja që sot kam nxjerr nga dollapi të gjitha veshtjet e lehta dhe duhet patjetër të blej të reja!! Jo se më janë vjetërsuar kush po pyet për këtë, por sepse nuk më bëjnë më! Po po, kuptohet pse-ja,  jam zgjatur shumë !!

PS: Po shikoja një pikturë të Van Goghut, “Peshkimi në pranverë” edhe pse duket sikur ka shumë ngjyra,  ai që është ulur në varkë nuk ka ndonje atmospherë të gëzueshme! Kështu më duket mua, se une s’mar vesh nga pikturat fare!
Kam lexuar edhe  një poezi ku vjeshtën e percaktonin si stinën e të zemëruarëve, të tradhëtuarëve,  të mjerëve! Cfare absurditeti apo jo?

Vincent van Gogh. Fishing in Spring


Friday, March 16, 2012

Kur te kap delli i filozofis!


Nëse nuk je psikolog, mos u shqetëso pse nuk po më kupton!

E vetmja gjë që duhet të dish është kjo: i dua miqtë e mi. Mos u gënjeni nga çfarë kam shkruar më poshtë. Thjesht më kap ndonjëherë një valë filozofie…

A nuk të mërzisin ndonjëherë njerëzit që njeh? Ata që ke përreth, ata që nuk të kuptojnë, ata që janë ndryshe nga ty, ata që janë si ty, madje edhe ata që përpiqen të të kopjojnë ngaqë të vlerësojnë?

Ndonjëherë të bezdisin virtytet e tyre. Po, pikërisht ato virtyte për të cilat ke krijuar simpati. Ke dashur një mik që të kujdeset për ty, dhe më vonë je bezdisur nga kujdesi i tepruar. Ke dashur dikë që ndan të njëjtat ëndrra me ty, dhe më pas ke kërkuar të jesh unike. I ke treguar gjithçka, pastaj ankohesh që s’ke më privatësi. Përpiqesh ta shndërrosh atë që ke afër sipas shijes tënde, dhe më pas e përbuz sepse “nuk ka karakter”, por bën çfarë bën edhe ti…

Të ka ndodhur kjo? E ke vrarë mendjen pse (dhe jo, nuk po flas për lidhje romantike, kjo vlen për të gjitha llojet e marrëdhënieve)?


Mua më duket se e di pse-në. Çdo gjë “first-hand” ka më shumë cilësi sesa një version i përpunuar.

Ti merr dikë që është ndryshe nga ti, dhe e përpunon, si një poçar, duke u munduar t’ia përshtatësh vizionet, ëndrrat, shijet, karakterin me të tuat. Dhe çfarë del? Një mutacion, një krijesë që ngjan me hijen tënde. Pastaj fillon ta largosh, sepse ajo krijesë nuk është më vetja e saj, por as ti. Tingëllon tragjike, apo jo?

Në fakt, nuk është. Sepse kjo situatë nuk zgjat shumë. Krijesat tona nuk janë aq budallaqe sa të duan të mbeten ashtu. Me kohë, e kuptojnë që diçka nuk shkon, dhe pak nga pak kthehen në veten e tyre.

Filloni të evitoni njëri-tjetrin.

Deri sa, ai që njeh, bëhet ai që ke njohur dhe nuk doni më të jeni pranë.

Nuk po ja gjeni fillin muhabetit?

Nuk janë broçkulla. Ata që dëshirojnë me shpirt të kenë miq “si vetja”, më kuptojnë shumë mirë. Por ama, ta dini: problemi është tek ju, jo tek të tjerët.

Monday, March 12, 2012

Mendimi i pare qe duhet te kesh sapo te hapesh syte ne mengjes"Taksia kushton shtrenjte"


QSe keshtu fillon dita e genjeshtrave qe ne mengjes, kur ti me nje sy hapur dhe nje sy mbyllur, nuk ndahesh dot nga gjumi dhe ne momentin e pare qe zgjohesh pak nga dremitja, te vjen ndermend te genjesh! Ti dergosh shefit nje sms ku i shkruan qe je shume semure me temperature dhe nuk je i afte te shkosh te punosh!

Po prap ti cohesh nga gjumi sepse motra ka hapur ne kup te qiellit televizorin dhe ti acarohesh nga batutat pa kripe te Ledion Çeles! Gjithsesi genjeshtra gjithmone  mbetet ne tentative!

E si ta fillosh mbare diten kur cdo gje e fillon me dembelizem?!

Ora shkon shume vone 7:30 ti akoma s’ke bere asgje gati dhe cfare ben per te mos humbur busin e punes! Ben vetem ato 2-3 gjera qe behen ne tualet dhe nuk e vret shume mendjen cfare do veshesh ( ju ka rastisur ndonjehere te shkoni ne pune me bluzen e gjumit?? Jo kot pyeta, se mua as s’me ka rastisur ndonjehere )

Ashtu me vrap del nga shtepia dhe nga cepi i rrugices, shef nga larg qe busi i qytetit sa po largohet nga stacioni! Ja keput nje te share dhe pasi thua Zot me fal fillon dhe vrapon per ta kapur! Nje tuf gra jane para shoferit dhe shoferi nuk te shikon dot qe je duke bere si majmun per ti kerkuar qe ta hapi deren! Shoferi nuk te sheh ama ato zhabat e pispirosura po dhe nuk flasin ( manisfestim i dashamiresis shqiptare) ! Pasi kercen nje waka waka para deres se busit, shoferi hap deren dhe ti futesh!!


Nguc e nguc shef nje plakushe qe ta ben me shenje – “ Shtyhu ketej nga mua te keqen nena, se ai eshte hajdut e njoh une e kam ne lagje” – “Rrofsh o neno po c’te me vjedhin mua (NOKIA-n 0434 apo abonen)” u qyqe abonen ja ke dhene mamit dje dhe nga nxitimi ke harruar tia marresh!! Boo sa inat te paguash ate 30 lekshin vetem per 2 stacione!!

Zbret ne vendin me te parapelqyer nga provincialet, Qendren ( vendin e çeçenave i thote babi) 
-“Teta do likoplast 50 lek pako, na merre edhe per 30 lek”! Te ngjiten ato kalamajt qe shpesh here enderron tia blesh te gjitha likoplastet ngaqe te vjen gjyhna, po gjithmon perfundon duke i genjyer per ta hequr qafe -“ e kam canten plot,  ja bleva shokut tend qe ishte para teje”

Si per dreq duhet edhe 5 min qe te kapesh busin tjeter te punes ( ate te bossave )! Do shkoje ne kohe nqs do kishte semafora ne Qender, por se kush e genjeu Lul Bashen qe shqiptaret jane shume te sjellshem ne timon dhe sapo te shikonin njerez ne vijat e bardha do ndalonin! Fatkeqesia jote me e madhe eshte qe jane shtuar shume shoferet femra! Nuk e di si i transformon makina vajzat shqiptare ne femra arrogante, fodulle pa piken e respektit per kembesoret! Duhet te jete efektet e ndonje mallkimi se nuk ka mundesi!

Gjths zbret nga busi dhe sapo fillon te ecesh, kur shoh nje mik te vjeter ( sa here del nga shtepia ti si majmun, te rastis te shohesh ne rruge nje mik te vjeter) Nga nuk fshihesh qe mos te shohi, por ai te sheh.! Ti,  pasi e pershendet, justifikohesh ne nje qind menyra duke i thene qe ke qene shume semure apo ke mesuar shume mbreme dhe me spont mundohesh ti lesh te kuptoj qe ne te vertet nuk je katandisur si mos me keq, por te zuri ne nje moment te papershtatshem qe te ndodh jo gati perdite, por 1 here ne te rrall!!

Ndahesh nga miku yt i vjeter dhe perfundon ashtu sic e meriton kur zgjohesh vone nga gjumi! Duke paguar taksin sa qimet e kokes sepse busi i punes tashme eshte larguar!!!

Nqs mendimi yt i pare, sapo te hapje syte do ishte cmimi i taksis dhe jo si ti genjeje shefit, tani do e kishe akoma ca lek ne kulet!

Wednesday, March 7, 2012

Sa e ke orën mi zyshe?!!


 

— Për çfarë ore e kam fjalën?

(Prit përgjigjen e zyshës.)

— 10 mijë lekë ora, 3 herë në javë.

Çfarë? Mos prisje ndonjë përgjigje si “ora 12 pa 5”?!

Asnjëherë s’më kanë pëlqyer mësuesit e mi. Përveç atyre që i paguaja. Nuk e di pse, por mes nesh ka pasur gjithmonë një lidhje shumë më të fortë.

E çuditshme, por nuk mbaj mend pothuajse asnjë nga mësuesit e mi. As në tetëvjeçare, as në gjimnaz. Për këta të fakultetit mos flasim fare. Edhe kur na japin orarin me emër e mbiemër, unë prapë nuk e di kush janë.

Shkolla nuk më ka pëlqyer asnjëherë dhe vonë-vonë e kuptova pse.

Vitin e parë më ra të isha në një klasë qejflinjsh. Vajzat linin orët e mësimit, djemtë pinin cigare në fund të klasës. Rastiste që ndonjëra të vinte edhe e dehur nga ndonjë natë e gjatë studentore.

Unë vetë asnjëherë nuk i bëra këto. Nuk isha aq seksi sa të isha pjesë e shthurjeve rinore. Ama ato vajza dhe ata djem ishin shoqëria ime. Në fund të fundit, me kë do rrija tjetër?

Këtu filluan edhe paragjykimet e zyshave.

U futa automatikisht në listën e zezë.

Notat gjithmonë me debat. Shikime shtrembër. Komente pa fund.

Dhe kështu ra edhe dëshira ime për të mësuar.

Më pëlqente më shumë të flija në klasë dhe t’i paguaja mësimet nëpër kurse sesa të dëgjoja laraskat.

Pastaj ishte Profesor Goni.

Ai po që bënte diferencën.

Tap-topi isha në matematikë, por profesori ishte i bindur që duhej të bëhesha e zgjuar patjetër.

— Ja, Irma me siguri e di si bëhet ushtrimi.

— Irma, si të doli ty?

— Irma, në dërrasë!

Sa herë vija bast me shokët e bankës se edhe sot Profesori Goni do ma përmendte emrin, fitoja.

Më kujtohet një ditë kur pa lulet që kisha vizatuar në librin e matematikës…

Pastaj vinin takimet me prindërit.

— Irma duhet të përpiqet më shumë. Në mësime nuk është mirë.

Dhe unë përgatitesha për gjyqin.

Por ai vazhdonte:

— Por është vajzë e mirë. E urtë dhe e sjellshme.

Ndërsa nga të tjerat dëgjoje vetëm:

Bla bla bla… bla bla bla…

A nuk është e çuditshme?

Pas gjithë atyre viteve shkollë, lëndësh, kursesh, provimesh e pedagogësh, unë mbaj mend vetëm një emër.

Profesor Goni.

Gëzuar 7 Marsin, Profesor Goni.

Edhe pse isha tap-topi në matematikë, ju jeni i vetmi profesor që mbaj mend dhe i vetmi për të cilin kam respekt edhe sot.

Thursday, March 1, 2012

Filozofituçët e gjeneratës time

Meqë blogun tim e kishin zënë merimangat (sepse asnjëherë nuk më ka tërhequr realisht, ndoshta ngaqë nuk e kam kuptuar kurrë mirë për çfarë shërben), po shkruaj ca mendime të koklavitura për meshkujt. Jo se më rri mendja aty, heee, mos keqkuptohemi. :P

Atij i duket vetja Brad Pitt. Ç’më gajas kur sillet ashtu! Madje unë e stimuloj të ndihet i tillë. Pse mos ta bëj? A nuk të shtohet jeta kur qesh?

Kur flet me mua përdor fjalë “të mëdha”. Unë bëj sikur nuk i kuptoj, që t’i jap përshtypjen se ai është inteligjent dhe unë, si femër e shkretë, duhet të mësoj prej tij. Edhe pse e di shumë mirë që gjysma e atyre fjalëve s’kanë as kuptim. Po prapë, pse mos ta bëj? A nuk të shton jeten e qeshura?

Është e çuditshme sa është shtuar kjo lloj race. Të paktën sot dua të flas për meshkujt.

Janë ata seriozët që sapo takojnë një vajzë për herë të parë “konstatojnë” se ajo është inteligjente dhe menjëherë futen në mision për t’u bërë të pëlqyer. Fillojnë lojërat me fjalë, temat filozofike, teoritë e mëdha për jetën dhe universit. Biseda merr një kthesë aq të çuditshme sa as ai vetë nuk e di çfarë po argumenton.

Pastaj vajza, për të mos u ndjerë në disavantazh, fillon edhe ajo të japë përgjigje filozofituçe. Kështu krijohet një atmosferë ku të dy flasin, askush nuk kupton dhe një Zot e merr vesh ku do përfundojë muhabeti.

Në çdo takim djali flet për arritjet e veta. Për sukseset. Për planet. Për vizionin. Për potencialin. Për të ardhmen e ndritur.

Nëse vajza e komplimenton, ai menjëherë nxjerr kartën e modestisë:

“Jo, nuk i përdor arritjet e mia për lavdi.”

Dhe biseda, si për çudi, kthehet përsëri tek arritjet e tij.

Po vajzat?

Vjen një moment kur lodhen. Duan të largohen nga ky ankth i përditshëm, por kanë frikë të heqin dorë. Kështu fillojnë të tregojnë anët e tyre më pak të bukura. Gabime. Budallallëqe. Histori. Momente jo fort për t’u krenuar.

Me pak fjalë, përpiqen t’i tregojnë djalit se nuk janë statuja perfekte.

Por kot.

Ai vazhdon të flasë për sukseset, objektivat, planet afatgjata, perspektivat “gold” dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me të.

Vuajtje e madhe.

Në çdo takim fjalë të mëdha, terma modernë, referenca kulturore që nuk të intereson më as t’i kërkosh në Google.

Nëse ju rastis një rast i tillë, ja ç’duhet bërë.

Më ndodhi një herë vitin e kaluar.

Isha ulur në tavolinë me disa njerëz dhe aty ishte edhe ai. Ishte hera e parë që e takoja. I thashë që punoja në aeroport dhe, për ndonjë arsye që s’e kam kuptuar kurrë, fytyra iu ndriçua sikur sapo i kisha thënë që drejtoja NASA-n.

Pastaj filloi.

Po flisnim për shkollën, meqë studionte juridik si unë, por jashtë Shqipërisë. Filluan bla-bla-të. Pastaj bla-bla-të e tjera.

Tani, sinqerisht, a ke nerva të dëgjosh një monolog të tillë në mes të Bllokut, në një lokal plot me të rinj, në mes të verës?

Unë jo.

Kështu që, para se të fillonte kapitulli i dytë i autobiografisë së tij, i thashë:

“Djalë i dashur, me shumë qejf do ta lexoj librin tënd biografik kur ta shkruash, por për momentin nuk të dëgjoj shumë mirë se muzika është e lartë.”

Ja, kështu i thashë.

Se aq pa edukatë nuk jam sa t’i thoja që nuk kisha as dëshirën më të vogël ta dëgjoja. :D

P.S. Ky shkrim nuk është për të treguar sa bukur di të shkruaj, sepse nuk di. Është thjesht një mënyrë për të vrarë kohën në orarin e punës.

Në Facebook nuk kam më kë të ngacmoj dhe as më vjen të shkruaj gjëra.

Këtu të paktën e di që s’më lexon njeri.

Shihemi në postimin tjetër.

Dhe jo, nuk do ta lexoj prapë për korrigjime. Kur s’më lexon njeri, pse të lodhem? :)


Wednesday, November 9, 2011

Vetedija qytetare!!




Vetedija qytetare gjithmone mbetet mbrapa, duke i dhene me shume prespektive politikes, ekonomis, teknologjis, forca dinamike keto qe ne i kemi mbivleresuar me shume sec duhet! Per shkak te kesaj mungeses se vetedijes qytetare shume prej nesh zakonisht deshtojme per te njohur natyren e thelle te problemeve!

Ne vertet  jemi te kufizuar, por jo vetem nga politikanet e korruptuar, apo nga punedhenesit tane te babezitur qe na shtrydhin ne si force punetore. Ne jemi te kufizuar edhe nga muret e rreme dhe te gabuara qe kemi ndertuar ne zemrat dhe mendjet tona!

Shoqeria shqiptare ka kohe qe po lengon ne apati te madhe sociale, kjo vihet re kudo ne sjelljet qe shfaqin njerezit. Ne duhet te jemi fanatik ne mbrojtjen e te drejtave tona individuale, asnje qeveri apo asnje autoritet nuk mund te na i  mohoje ato! Po si duhet ti mbrojme keto vlera, ne rradhe te pare, duke mbeshtetur njeri tjetrin! 
 
“Po qe se mes individeve te nje kombi vjen puna qe dredhia, genjeshtra dhe mashtrimi te quhen zgjuaresi, do te thote se ate komb e ka zene nje semundje, tashme, e pasherueshme, individet e te cileve nuk e duan njeri-tjetrin, te cilet punojne kunder njeri-tjetrit e, qe, per pasoje, nuk ndjejne besim dhe siguri te njeri-tjetri, jo vetem qe s’jane kombe ne kuptimin e vertete te fjales, por dhe as qe behet fjale te kene te ardhme”

Wednesday, July 20, 2011

Ky vënd M***

Lideri i «së majtës» takon liderin e «së djathtës» për të diskutuar rreth rregullave të demokracisë. Po të ishte e vërtetë se u interesonte një gjë e tillë, do ta respektonin dhe pikë. Në fakt u takuan për t’i legalizuar në dukje këto rregulla, në një vend ku politika është e paligjshme. A i vendosi ligjet me kokën e saj qeveria e “së djathtës”? Edhe kjo e «së majtës», as që e morri mundimin t’i modifikojë dhe as të zgjidhë konfliktin e interesave. A e çoi në luftë Italinë qeveria “e djathtë”? Dhe ajo e «së majtës» i rriti financimet për ndërmarjen heroike ushtarake në emër të paqes. Nga një qeveri në tjetrën, asgjë nuk ka ndryshuar.

E po mirë ! Jam i lumtuar të jetoj akoma në një vend m***. Por nga buron kjo lumturi e imja, do të pyesni ju? Po prezantohem: unë jam një industrialist m***, prodhoj m***, furnizoj m***, shes m***, me shumicë e me pakicë. Më mjaftoi vetëm të vëzhgoj se sa shumë m*** ka në këtë botë e ta njoh mirë këtë element të pranishëm në çdo nivel të shoqërisë tonë.

Ka njerëz që jetojnë në lagje m***, në banesa m***, nga ku nisen çdo mëngjes për të bërë punë m***, nën varësinë e padronëve të m***t. Për shumë syresh, vetë jeta që bëjnë, është një jetë m*** dhe gjithë ky m*** është në mëshirë të fatit. Kështu, unë vendosa ta mbledh e ta bëj një produkt të mbrojtur. Sot m*** ka një markë dhe unë jam padroni i tij. Ndoshta ju ka rëne në sy se tashmë kemi filluar prej kohësh të zëvendësojmë objekte të shumta, koncepte, realitete me objekte, koncepte e realitete prej m***. Ju kujtohet si ishte shkolla disa vite më parë ? Eh, tashmë është kthyer në shkollë m***. Ju kujtohet si ishin dikur spitalet ? Sot janë spitale m***.

Unë jam një industrialist m***, prodhoj m***, furnizoj m***, shes m*** me pakicë e me shumicë. M***n që prodhohet prej meje mund ta gjesh gjithandej. Pas pak kohësh do të jetë i domosdoshëm ashtu siç është sot nafta dhe ashtu si nafta, unë do të filloj të prodhoj gjithnjë e më pak, duke aplikuar shtrëngesa e kontrolle, në mënyrë që t’i ngre çmimet e tij : 50 dollarë një barilë m***, deri sa ta ngre 60, 70, 80, 100 dollarë barilën e m***t.

Do të kërkohet gjithnjë e më shumë m*** për të prodhuar produkte m***, për të transportuar mbi rrugë m***, me makina, kamionë e aeroplanë m***, që prodhojnë një ajër m***. Financierë dhe politikanë m*** do të drejtojnë banka m*** dhe sigurime m***, me të cilat njerëzit do të humbasin kapitalet e dinjitetin. Tatimpaguesit do të mbyten në borxhin e tyre e do të zhyten në m*** deri në fyt. E një gjë e tillë, do të ndodhë në një heshtje të sofistikuar mediatike. Do të ketë një moment kur dikush do kërkojë ta ndalë këtë marrëzi, por s’do të mundet dot. Nuk do ta bëjnë as intelektualët që përdorin një gjuhë m***, as gazetarët e paguar prej editorëve të m***t për të shkruar në gazeta m***. M*** do të jetë gjithandej e do të jetë i domosdoshëm për të bërë gjithshka. Pikërisht atëhere ne do të mbyllim rubinetin. Do të jetë e vështirë, mbasi m***, ndryshe nga nafta, është i pashtershëm dhe prodhohet nga të gjithë.

Është e qartë se kisha do të jetë në krahun tonë: një turmë priftërinjsh, shtriganësh, nga monoteistët më të mëdhenj deri tek animistët më të vegjël e të gjitha llojet e bestytnive të karakterit etnik e rajonal, të cilët do të jenë me ne. Do tu flasin të varfërve, do t’i bindin që të shtrëngojnë rripat e të bëhen « kaps », të mbajnë brekë të blinduara që pengojnë jashtëqitjen, do t’i bindin që të mos dhjesin si i kanë mësuar e mos lejojnë asgjë t’u dalë jashtë. Do të thonë : «Kush dhjet, do të verbohet» !

Me kalimin e kohës, raca do të përpunohet dhe do të vazhdojnë të dhjesin vetem të pasurit. Ata që do të vazhdojnë të kenë pushtet mbi jashtëqitjen do të bëhen «Arisokracia e Re», një klasë, që do të ketë në trupin e saj një sasi të pashtershme m***. Që do të prodhojë kapital çdo mëngjes pas kafes dhe cigares. Këta do të jenë fisnikët e rinj dhe si në të kaluarën, edhe këta do të dallohen për një një funksionim të përsosur natyral dhe organik. Dikur ishte «gjaku blu», nga ky moment do të jetë… «M***». E meqënëse të varfërit nuk do të kenë mundësi të hynë në pronësi të këtij kapitali të çmueshëm, ata do të lindin pa bythë.

Më kujtohet një batutë e vjetër që thoshte : «Jeta është si shkallëza e kotecit të pulave, e shkurtër, e shkurtër e plot m***». E atëhere po ju lajmëroj edhe unë, se kam formuar një Parti të re. Simboli ynë e flamuri ynë është pikërisht kjo shkallëz pulash. E që ta dini, këto pula harbute fshati do të jenë stafi im elektoral, klasa drejtuese e së ardhmes.


Gëzoni ! E ardhmja juaj është një «M***», të cilin po e ndërtojmë për JU
Ascanio Celestini

Përktheu nga italishtja : Edlira Dedja



Saturday, July 16, 2011

Muzeu Enver Hoxha BLU Sheshi Skenderbej ROZE....!!!

Shumë nga miqtë e mi më kanë pyetur se si unë, vajzë TirOne, jam kaq indiferente ndaj shembjes së Muzeut Enver Hoxha.

E tmerrshme apo jo? Dinë kaq shumë për këtë aktapod në mes të Tiranës, si është ndërtuar, pse është ndërtuar, krijojnë peticione e bëjnë namin në rrjete sociale, ndërkohë që injorojnë në maksimum Sheshin Skënderbej. Askush nuk u ngrit të thoshte: “Mos e prishni, kam kujtime aty”, apo “Mos e prekni se është i bukur”. A thua nuk kishin informacion? Apo nuk u interesonte?

Dhe nuk ua vë fajin plotësisht. Shumë pak TirOnsa kanë mbetur këtu. Të tjerët kapin vetëm informacionet “rozë” dhe “blu” dhe e shohin qytetin sipas interesit politik të ditës.

Muzeu Enver Hoxha – një ndërtesë që funksioni i parë i së cilës ishte të glorifikonte diktatorin Enver Hoxha. Ka kushtuar miliona dollarë në një kohë kur Shqipëria jetonte në varfëri. Më pas u kthye në panaire, aktivitete, diskoteka e ku di unë çfarë tjetër. Dhe kaq. Nuk po flasim për ndonjë simbol mijëravjeçar të qytetit.

Por çfarë rëndësie ka? Nëse nuk doni të shembet për hir të historisë, le të mos shembet. Nuk kam asnjë problem me këtë. Problemi im është: pse vetëm Muzeu Enver Hoxha paska histori?

Më duket sikur shumë veta po fshehin instinktin për të bërtitur: “Jam militant rozë, ky është projekt blu, nuk e pranoj!” Por ndoshta as vetë nuk e kuptojnë që po i shtyn më shumë instinkti politik sesa dashuria për historinë.

Disa më thonë: “Jo, vetëm do rikonstruktohet, sheshi nuk do prishet.”

Po si quhet rikonstruktim kur nga ajo që ishte nuk mbetet pothuajse asgjë? A e keni parë projektin? Apo mjafton t’ju thonë se është rikonstruktim dhe e besoni? Vetë projektet tregojnë se silueta e sheshit do ndryshojë rrënjësisht. Sahati, ai simbol i Tiranës, do mbetet i mbytur nga gjigandi që do ngrihet pranë tij.

Hë, shkrumb e hi le të bëhet Muzeu Enver Hoxha, nuk më vret fare. Mua më vret hipokrizia.

Më vret fakti që pranoni një gjë prej bindjeve dhe refuzoni një tjetër po prej bindjeve. Kur nuk u ngrita për Sheshin Skënderbej, nuk kam asnjë të drejtë morale të ngrihem sot për Muzeun Enver Hoxha. Do ishte hipokrizi.

Prandaj, ndac të prishet, ndac të mos prishet. Por të paktën jini të sinqertë me arsyet tuaja.


Thursday, July 14, 2011

Identiteti që mu venit duke u përshtatur…

Ka raste kur bisedat më të thjeshta hapin kutinë e kujtimeve, e bashkë me të, edhe zhgënjimet e vogla që grumbullohen në jetën tonë të përditshme. Nga fëmijëria, tek adoleshenca, deri te puna dhe përpjekjet për të mbijetuar në një shoqëri ku shpesh vlerësohet servilizmi më shumë se ndershmëria. Ky është një monolog i sinqertë, me ironi dhe reflektim, për të gjithë ata që janë ndjerë të humbur në përpjekjen për t’u përshtatur me një realitet të çuditshëm.


– E vogël?? Kush i mban mend ato vite!

– Mundohu ta kujtosh… cilat ishin lojërat e tua të preferuara?

– Shkoja shpesh tek shtëpia private e një shoqeje. Hmmm… prit pak të kujtohem… sa e poshtër ajo! I lepihet shefes përditë: “shpirti”, “zemra”, “ua sa bukur qenke veshur, sa të shkon kjo ngjyrë”… Tani shefja bën ç’të dojë ajo! Sa gjë e shpifur… sa lehtë mashtrohet njeriu!

– Hej, humbe? Kaq e vështirë është të kujtosh diçka nga fëmijëria?

– Çfarë?! Ah po, fëmijëria… Ç’m’u ngjite edhe ti o njeri i dheut! Fëmijëria ime si gjithë të tjerët në vitet ‘90: pa shkop magjik, vetëm me mundësitë që kisha.

– E mirë, mirë… po adoleshenca? Thuaj ndonjë çmenduri!

– Adoleshenca ime? Si plastelinë.

– Çfarë do të thuash me këtë?

– Dy vitet e para të gjimnazit isha e tërbuar! Kisha dy shoqe të ngushta, shumë të “zhvilluara”: Erin dhe Rezartën. Njëra është bërë modele, tjetra thonë që ka një fëmijë dhe është divorcuar. Eh, si janë njerëzit për thashetheme… Po për mua, pse nuk qarkulluan asnjëherë thashetheme?! Ndoshta sepse nuk isha aq e bukur sa ato…

– Dhe tani çfarë do?

– Një rritje rroge.

– Po vitet më pas?

– Po a s’mban mend që shkova në kishë?! “Aleluja” përditë! Hahaha çfarë jete do kisha pasur po të mos shkoja në kishë… Por nëse i kërkoj rritje rroge, shefja me siguri do ia thotë asaj, dhe ajo më ka inat – do i mbushë mendjen të mos ma japë!

– Po sa kohë ke që je në kishë?

– Ende jam.

– Çfarë ke bërë atje?

– Jam përpjekur të jem e mirë.

– Dhe ia dole?

– U përshtata.

– Po tani?

– Tani? Hiç. Kam nevojë për rritje rroge.

– Si mendon ta arrish?

– Lehtë fare.

– Si?

– Do t’i përshtatem shefes. Nuk e di pse, por më duket se ajo “kampionia e lëpirjes” e ka në dorë. Ajo ka influencë tek shefja! S’di çfarë të bëj. U pa puna… do të më duhet t’i përshtatem edhe asaj tani!

M’u venit identiteti duke u përpjekur t’i përshtatem gjithçkaje…

Po iki të ha – të paktën tek ushqimi nuk ndryshoj kurrë!